• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi mbron Berishën: Kërkesa për heqjen e imunitetit nuk u shoqërua me prova

by Java News
20/12/2023 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha për News 24, se Kuvendi ndjek dy standarde në rastin e vendimit të Sali Berishës. Ndryshe nga Saimir Tahiri ku sipas Bardhit, SPAK i dërgoi kërkesë Kuvendit për të njëjtat masa sigurie, për Berishën nuk u ndoq një procedurë e tillë.

“Detyrim paraqitje dhe detyrimi për të mos dalë jashtë Shqipërisë, janë masa shtrënguese të heqjes së lirisë sipas interpretimit që vetë Kuvendi i Shqipërisë ka bërë në të shkuarën. Në tetor të vitit 2017, në rastin e deputetit Saimir Tahiri i ka konsideruar si masa shtrënguese të heqjes së lirisë. Nuk mund të zbatohet një standard i ndryshëm. Ai standard i Kuvendit është certifikuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Në rastin e zt.Berisha ky standard aplikohet ndryshe dhe shtuar pastaj procedurën që ka ndjekur SPAK-ut është “sui generis”, pra që nuk ka ndodhur kurrë. Ligji thotë se duhet paraqitur një kërkesë shoqëruar me një relacion dhe provën që mbështesin akuzën. Kuvendi në çdo rast e heq imunitetin. Duhet të provojë nëse akuza është politike apo jo politike dhe ligji ka vendosur të kërkojë prova. Zëvendësimi i masave të sigurimit nuk bëhet nga Kuvendi. Detyra dhe përgjegjësia e Kuvendit është të analizojë nëse akuza e ngritur ndaj një deputeti është e bazuar apo politike dhe për këtë ligji ka vendosur të sillen provat.

Unë kam tërhequr dosjen sepse jam anëtar i këshillit të mandateve dhe aty kishte një kërkesë dhe 4 vendime gjykate. Sipas Kushtetutës e kam të ndaluar për të analizuar dhe komentoj vendimet e Gjykatës sepse nuk ka një marrëdhënie mes Kuvendit dhe Gjykatës, ka një marrëdhënie mes Kuvendit dhe Prokurorisë. Kjo nuk ka lidhje me Sali Berishën, këtë qëndrim do ta mbaj për çdo rast.

Ka ardhur një relacion për Arben Ahmetajn prej 200 faqesh ku Prokuroria kishte arsyetuar të gjithë akuzën dhe këtë e shoqëronte me një CD. Proceduralisht duhet të respektosh kërkesat e Kuvendit. Nëse veprimin e ke ligjor, do të duhet të respektosh ligjin. Masa e sigurimit të zt. Berisha janë ekzekutuar pjesërisht. Pavarësisht se nuk e ka dorëzuar pasaportën, Berisha nuk mund të dalë jashtë vendit pasi njoftohen pikat kufitare”, tha Bardhi.

/f.s

Next Post
Me kujtesë e dobët, të mjerë në harresë

Ndodhur mes dy pritshmërive, na kërkojnë të zgjedhim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com