• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi kërkon sërish shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës

by Java News
05/09/2019 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në një deklaratë për shtyp kërkoi shkarkimin e Agim Kajmakut nga posti i kryetarit të bashkisë së Vorës.

Bardhi tha se Kajmaku duhet të ishte shkarkuar disa ditë ma parë, pasi nuk iu përgjigj kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për të dhënë shenjat e gishtave.

Gjithashtu, ish-deputeti ka ngritur akuza edhe ndaj kryeprokurores Arta Marku, teksa tha se Posta Shqiptare e përgënjeshtroi Arta Markun për adresën e pasaktë të banesës së Kajmakut.

“Në një rast të paprecedentë, Posta Shqiptare e përgënjeshtroi Arta Markun, e cila deklaroi dje se nuk i ka marrë shenjat e gishtërinjve të Agim Kajmakut, për shkak të postierit që nuk i ka gjetur adresën.  Kjo është një gënjeshtër që nuk mund ta besojë as një fëmijë, sepse adresa e Agim Kajmakut, edhe pse nuk është e shkruar në formularin e dekriminalizimit, është botërisht e njohur – Bashkia e Vorës, 15 kilometra larg zyrës së Arta Markut”, tha Bardhi.

DEKLARATA E PLOTË E GAZMENT BARDHIT:

Çështja e Agim Kajmakut, i arrestuar në Greqi dhe akoma në kërkim në shtetin fqinjë, ka demaskuar Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku, si një vegël e pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Arta Marku është kapur në flagrancë duke gënjyer shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë për të mbrojtur kriminelin e Edi Ramës në Bashkinë e Vorës nga dhënia e gjurmëve të gishtërinjve.

Në një rast të paprecedentë, Posta Shqiptare e përgënjeshtroi Arta Markun, e cila deklaroi dje se nuk i ka marrë shenjat e gishtërinjve të Agim Kajmakut, për shkak të postierit që nuk i ka gjetur adresën.  Kjo është një gënjeshtër që nuk mund ta besojë as një fëmijë, sepse adresa e Agim Kajmakut, edhe pse nuk është e shkruar në formularin e dekriminalizimit, është botërisht e njohur – Bashkia e Vorës, 15 kilometra larg zyrës së Arta Markut.

Mashtrimi publik i Arta Markut për të mbrojtur kriminelin e Edi Ramës në Bashkinë e Vorës u provua si i tillë nga Posta e Tiranës, e cila ka deklaruar se ka të gjitha dokumentet që provojnë se Agim Kajmaku e ka marrë njoftimin për të dhënë gjurmët e gishtërinjve në datën 29 Gusht.

Ka një arsye pse Arta Marku është detyruar të gënjejë publikisht për të justifikuar mosdorëzimin e gjurmëve të gishtërinjve të Agim Kajmakut.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, personi që nuk jep shenjat e gishtërinjve 5 ditë nga marrja e njoftimit, humbet menjeherë mandatin dhe shkarkohet nga funksioni shtetëror.

Agim Kajmaku është në këto kushte.

Afati taksativ që parashikon neni 8 i ligjit të dekriminalizimit është tejkaluar dhe prej datës 3 shtator, për shkak se nuk ka dhënë shenjat e gishtërinjve, Agim Kajmaku duhet të mos ishte më në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vorës.

Partia Demokratike e ka paralajmëruar që ditën e parë të denoncimit të fshehjes së krimit prej tij, se Prokuroria e Përgjithshme do të bëjë gjithçka që i kërkon Edi Rama, për të mos lëshuar një tjetër kriminel në pushtetin lokal.

Pavarësisht këtyre skenarëve qesharakë dhe të dëshpëruar të Edi Ramës, Agim Kajmaku, që pret të dënohet në Greqi për një krim, që ndëshkohet me 10 vjet burg, do të largohet dhe do të dalë para drejtësisë edhe për fallsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

Agim Kajmakun nuk e mbron dot më as Arta Marku, as Edi Rama, as krimi i organizuar që e ka sponsorizuar atë. Të gjithë këta janë subjekte të drejtësisë dhe do të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre kundër interesit të qytetarëve shqiptarë. /l.m

Next Post
Jeni me fat nëse i keni miq këto dy shenja horoskopi, japin këshilla me vlerë

Horoskopi ditor, e premte 6 shtator 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com