• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi kërkoi interpelancë pas emisionit të RAI3, Rama: Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha juaj…

by A R
26/04/2024 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interpelanca urgjente me Edi Ramën e kërkuar nga Rithemelimi pas investigimit të televizionit italian Rai3, duket se nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti.

Të paktën kështu lë të kuptohet Kryeministri, i cili ka reaguar gjerësisht në rrjetin social “X”, ku e akuzon opozitën se të gjitha ato që ai i quan shpifje të cilat u publikuan nga Rai3, janë përgatitur në Tiranë nga opozita shqiptare dhe i janë servirur medias italiane.

Rama thotë se do të vazhdojë ta mbrojë dinjitetin e Shqipërisë dhe për të, prioritet tashmë është që akuzat dhe përbaljta e bërë nga Rai3 të hidhen poshtë përpara audiencës italiane.

REAGIMI:

Çfarë t’u thuash këtyre që i gatuajnë shpifjet në shtëpi të tyre, pastaj i hedhin nga dritarja si akuza, pastaj u fryjnë si era plehrave që shpërndaheshin larteposhtë rrugë më rrugë kur këta, mos o Zot, qeverisnin vendin, pastaj vënë kujën pse u ndotën rrugët e bëra pis prej tyre e i thonë miletit çohu se u qelb kjo punë, pastaj i fusin në thasë plehrat më të bukura e ia hedhin në kurriz çdo të huaji që u del përpara dhe kur ndonjë i huaj (si ata të RAI3-shit) që ka mbetur pa e marrë vesh çfarë malli janë këta vulëhumbur, i nxjerr në rrugë andej si thagma të ububushme, këta i riimportojnë në Shqipëri! E pasi i rinxjerrin rrugëve si prova të ardhura nga jashtë, të thërrasin edhe me urgjencë në parlament, se obobo qenkan shqetësuar në Senatin italian pse unë nuk kam mbyllur gojën, po kam guxuar të ngre zërin andej matanë për t’u vënë emrin që kanë plehrave të shitura në Itali si zbulime investigative, ndërkohë që mua jo që as nuk më shqetëson fare se kush shqetësohet nga ata që kujtojnë se në emër të lirisë së medias në vendin e tyre, Shqipëria e shqiptarët mund të denigrohen pa bërë as gëk as mëk me plehra të nxjerra nga kuzhina e shtëpisë së xhahilëve e çingijeve të vendit tonë, po më vlon gjaku nga revolta për cënimin e imazhit të Shqipërisë e të dinjitetit të shqiptarëve!

Prandaj as që nuk më shkon ndërmend të mbyll gojën deri kur e vërteta shqiptare të thuhet e plotë në italisht, pa asnjë censurë, mu aty ku publikut italian iu thanë ato gënjeshtra e shpifje të paketuara në Tiranë. Po nëse nuk fliska dot kryeministri i Shqipërisë me një drejtor të RAI-t se cënoka lirinë e atyre që cënuan dinjitetin e vendit dhe institucioneve tona, duke censuruar komplet fjalët e të akuzuarve pa asnjë provë e asnjë fre, e pastaj duke i akuzuar se nuk kishin thënë asnjë fjalë, kush do të flasë në emër të dinjitetit të këtij vendi e të së drejtës elementare të çdo shqiptari (qoftë edhe të shqiptarit më të keq, që nuk është fare rasti), për të mos u denigruar publikisht nëpër botë pa i dhënë as mundësinë të mbrohet? Apo do flasin xhahilët e çingijet e Shqipërisë dhe ahengxhinjtë e tyre të klubeve televizive të natës, të cilët kur Shqipëria goditet në një media të huaj e kanë festë e shtrojnë gosti me tava plehrash përpara shqiptarëve, se edhe i gënjen mendja gjynahqarët e paudhë që do ta çojnë miletin në këmbë për muhabetet që qelbin vetë!

Shkurt llafi, s’ka asnjë urgjencë për një poshtërim të radhës të parlamentit të Shqipërisë me një interpelancë të kërkuar nga autorët e prapaskenës së asaj shfaqjeje të shëmtuar në dëm të krenarisë legjitime të çdo shqiptari për Shqipërinë, e në radhë të parë të shqiptarëve që jetojnë me nder e krenari sot në Itali, pasi kanë kaluar një kalvar të tërë poshtërimesh nga artikuj, emisione e gjasme investigime të tilla në të shkuarën e errët të shtypit italian e sidomos të RAI-t ndaj Shqipërisë. Të mbarojmë njëherë punë me ata andej dhe të thuhet e gjithë vërteta në italisht, pastaj patjetër do t’u vijë radha edhe këtyre këtej, se kjo histori nuk është fare aq e thjeshtë sa duket dhe shqiptarët padiskutim meritojnë ta dinë të gjithën, sapo të tëra petët e këtij lakrori me plehra të jenë hapur deri në fund. Kështu që xhahilët, çingijet e ahengxhinjtë e tyre, le të vazhdojnë tallavanë e tyre me dollitë e gëzimit për denigrimin e Shqipërisë në atë emision skandaloz dhe le të mbrojnë Italinë e lirinë e RAI-it nga ndërhyrjet e mia, se helbete si njerëz pa atdhe që janë, punojnë për çdo të huaj që me qëllim apo nga padija është gati ta denigrojë Shqipërinë, duke nxjerrë në mexhelise jashtë kufijve tanë plehrat e shtëpisë së këtyre këtu.

Next Post
Shëndetit i Charles drejt përkeqësimit? Mediat: Pallati në gatishmëri për funeralin mbretëror

Shëndetit i Charles drejt përkeqësimit? Mediat: Pallati në gatishmëri për funeralin mbretëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In