• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi çon më tej akuzën ndaj Bashës: Një muaj pasi humbi në 2021, bëri porosi për dy kate në kullën te Liqeni

by Java News
05/10/2023 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi iu përgjigj sërish në një deklaratë për mediat, kryetarit të kësaj partie, Lulzim Basha duke dhënë, sipas tij, më shumë detaje lidhur me një kontratë porosie për dy kate një nga kullat në Tiranë.

Bardhi tha se një muaj pasi Basha humbi zgjedhjet e vitit 2021, bëri një kontratë porosie për dy kate në kullën te Liqeni Artificial i Tiranës.

Ku i ka marrë Basha dy katet?

Situata si kjo e sotmja e provokuar nga Basha janë të përsëritura sa herë maxhoranca është në vështirësi. Ditën kur McGonigal pranoi fajësinë, Basha erdhi në Kuvend dhe në vend të merrej me këtë çështje, i kurdisur si ato kukullat nga Rama e Veliaj, ngriti shqetësimin e kryetarit të grupit të PD. Kryetarja e Kuvendit e ka opinionin e Drejtorisë juridike, por ka interes që sa herë që maxhorancës i duhet, vjen në Kuvend dhe ngre këtë çështje. E vërteta është që në 2021 demokratët luftonin të bënin Bashën kryeministër.

Ai një muaj pasi humbi zgjedhjet i futi një porosi një kontrate për dy kate në kullën më të shtrenjtë të Tiranës te Liqeni. Tani më shumë kohë kalon në zyrat e arkitekturës për zyrat dhe ambientet tregtare sesa për të bërë opozitë. Sa i takon kullës 64 kate, nuk kam shkuar unë në garazhet e apartamentit të pronarit të kullës për të kërkuar ndjesë. Transaksionet e tij nuk janë transparente.

Nëse kam shpifur të shkojë në gjykatë. Vetëm të mos e bëjë siç e bëri me Veliajn që harroi të shkonte në gjykatë. Familjarët e Bashës janë e vetmja aleancë me kullat sa kohë që janë sot pronarë të dy kateve në Lion Residence. Unë nuk kam betejë me Bashën, nëse ai vjen më akuzon mua si pjesë e aleancës së Kullave, do të marrë përgjigje. /f.s

Next Post
Vrasësi famëkeq i Kamorrës diplomohet në burg, në tezën e tij rrëfen dy vrasje të pazbardhura kurrë

Vrasësi famëkeq i Kamorrës diplomohet në burg, në tezën e tij rrëfen dy vrasje të pazbardhura kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa debat dhe mes tensioneve politike dhe përplasjes së deputetëve, Kuvendi miraton shtatë akte me 76 vota!

Pa debat dhe mes tensioneve politike dhe përplasjes së deputetëve, Kuvendi miraton shtatë akte me 76 vota!

October 22, 2026
Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

October 22, 2026
Ish-zëdhënësja e Trumpit e cila u bë virale, tregon linjat e trupit në një dalje pas shkarkimit që bëri bujë

Ish-zëdhënësja e Trumpit e cila u bë virale, tregon linjat e trupit në një dalje pas shkarkimit që bëri bujë

October 22, 2026
“Ishte dhunë si qëllim në vetvete!”- Prodi flet për Milanon dhe bën një reflektim për Tiranën: Kur dhuna zë vendin e kauzës

“Ishte dhunë si qëllim në vetvete!”- Prodi flet për Milanon dhe bën një reflektim për Tiranën: Kur dhuna zë vendin e kauzës

October 22, 2026
VIDEO/ Televizioni i Iranit i sanksionuar nga SHBA dhe BE, raporton për dhunën nga protesta në Tiranë!

VIDEO/ Televizioni i Iranit i sanksionuar nga SHBA dhe BE, raporton për dhunën nga protesta në Tiranë!

October 22, 2026
Pierre Moscovici jep dorëheqjen nga Gjykata Evropiane e Auditorëve

Pierre Moscovici jep dorëheqjen nga Gjykata Evropiane e Auditorëve

October 22, 2026
Trazirat dhe kaosi në Francë, Macron urdhëron masa të reja: Protestat jashtë sindikatave do të ndalohen!

Trazirat dhe kaosi në Francë, Macron urdhëron masa të reja: Protestat jashtë sindikatave do të ndalohen!

October 22, 2026
Nga YouTube te TikTok, miratohet ligji që ndryshon rregullat për të drejtën e autorit! Ministri Gonxhja shpjegon ndryshimet dhe rregullat

Nga YouTube te TikTok, miratohet ligji që ndryshon rregullat për të drejtën e autorit! Ministri Gonxhja shpjegon ndryshimet dhe rregullat

October 22, 2026
Vendimi i Strasburgut për Rumaninë, i pret hovin gjyqtarëve shqiptarë që i rritën vetë pagat e tyre!

Vendimi i Strasburgut për Rumaninë, i pret hovin gjyqtarëve shqiptarë që i rritën vetë pagat e tyre!

October 22, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In