• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bardhi-Berisha’/ Nënkryetari i PD: S’kanë këllqe për të qenë politikanë! Të njëjtët deputetë më kanë inkurajuar kundër ‘berishizmit’

by Java News
14/02/2024 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko reagoi ashpër ndaj lëvizjes së fundit të bërë nga Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë që u bashkuan zyrtarisht me Rithemelimin.

Në një lidhje ‘skype’ për emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Bejko tha se të njëjtët persona që iu bashkuan Rithemelimit, e kanë mbështetur vazhdimisht duke e inkurajuar në qëndrimet e tij kundër Sali Berishës.

“Në këto kushte, shumica e deputetëve që kanë kaluar nga Foltorja, të gjithë këta kanë qenë njerëz që më kanë inkurajuar për qëndrimet e mia ndaj Berishizmit. Për ndarjen e qartë që duhet të kemi nga e shkuara që i ka bërë dëm Shqipërisë”- u shpreh Bejko.

Mes të tjerash, ai e konsideroi veprimin e Bardhit si një ‘banalitet politik’ duke qenë se deputetët demokratë që iu bashkuan Berishës e kishin akuzuar këtë të fundit për ngjarje si masakra e Gërdecit apo vrasjet e 21 janarit.

“Këta nuk kanë këllqe për të qenë politikanë normale e jo më të jenë burra shteti. Një politikan i qëndron fjalës së tij deri në fund. Mua me Bashën më kanë bashkuar pikëpamjet. Por nëse ndahem nesër nga Basha nuk do shkoj kundër parimeve të mia dhe të zhbëj veten time.

Nuk është çështje inati por e një princimi të rëndësishëm në politikë. Ky është një banalitet dhe amoralitet politik. Nuk është lëvizje për interesat e demokratëve. Më mirë që ndodhi kështu që Bardhi e të tjerët u ndanë qqartazi. Nuk ka ndodhur tani, ka më shumë se 1 vit që Bardhi nuk ndihet mirë në grupimin ku është.

Ai vetë e tha që zhvendoset për interesa personale sepse një njeri që mendon në një projekt politik dhe mendon se ka dështuar, atëherë dil nga politika nëse je lodhur. T’i lëmë këtu pastaj akuzat e ndërsjellta që i kanë bërë njëri-tjetrit, kur i shof bashkë  sot them si ka mundësi që njeriu e zhbën veten në këtë lloj mënyre. Nuk kanë asnjë respekt ndaj publikut shqiptar kur vetë Berisha e akuzoi për vrasës dhe ai e akuzoi si vrasës në Gërdec”- tha nënkryetari i PD./m.j

Next Post
Rritje pagash për mësuesit, pedagogët, policët dhe zjarrëfikësit/ Kushi dhe Çuçi japin detaje

Lëvizin 275 punonjës të administratës publike, zbardhet vendimi i Qeverisë: Ja ku do të transferohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

U dënua me 1 vit burg, reagon Edison Memolla: Tentakulat e gjyqtarëve kundërshtarë shtrihen shumë thellë

February 11, 2026
Çmontonin dhe shisnin pjesë makinash të kontrabanduara nga Britania, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori

Çmontonin dhe shisnin pjesë makinash të kontrabanduara nga Britania, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori

February 11, 2026
“Padrejtësi ligjore dhe historike”, avokati i Thaçit-gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, ua kërkon ligji!

“Padrejtësi ligjore dhe historike”, avokati i Thaçit-gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, ua kërkon ligji!

February 11, 2026
Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

February 11, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

February 11, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

4 vjet pushtim, Financial Times: Zelensky do të shpallë zgjedhjet dhe një referendum më 24 shkurt

February 11, 2026
Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

February 11, 2026
Sesioni i ri parlamentar, Basha-Berisha shkëmbejnë akuza: Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri

Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?

February 11, 2026
Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

February 11, 2026
Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In