• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi: Albert Veliu në gjendje të rënduar psikologjike

by A R
21/05/2018 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e Agron Xhafajt, që është vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj prej gati dy javësh është duke dominuar opinionin publik. Kjo nisi kur tre zyrtarë të PD denoncuan një përgjim misterioz, që mbetet në rrethana të dyshimta si u realizua. Tre zyrtarët u thirrën sot nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa njëri prej tyre, ish-ministri teknik, eksperti i PD Gazmend Bardhi ishte i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Ai u shpreh se në prokurori iu bënë 2-3 pyetje për përgjimin misterioz, qëndroi rreth 20 minuta, por shtoi se nuk mund të japë më shumë detaje, pasi nuk mund të nxjerr sekretin hetimor.

“Nuk mund të nxjerr sekretin hetimor për atë që dëshmova në prokurori. Më pyetën për ato që bëmë publike dhe faktet. Seanca zgjati rreth 20-30 minuta. Ishin 2-3 pyetje që lidheshin me materialin që u bënë publike, ne qëndrimin tonë e kemi publik. Personat që duhet të ishin sot në prokurori duhet të ishte Xhafaj dhe vëllai i tij. Unë nuk kam bërë krim, kam denoncuar një aferë ku janë përfshirë ministri i Brendshëm dhe vëllai i tij. Salianji qëndroi pak më gjatë, ndërsa Alibeaj sa unë. Prokurorë ishin, dy Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri. Nuk besoj se ka arsye për të na rithirrur. Ne nuk kemi kryer përgjim, nuk është PD autorja e përgjimit, ka një deklaratë të atyre që e kanë realizuar”, deklaroi Bardhi.

Në deklaratat mes dëshmitarit ‘X’ dhe gazetarit Olldashi ka shumë kontradita, por Bardhi thotë se kjo ka ardhur nga gjendja e rënduar psikologjike e Albert Veliut, pasi shteti është ngritur në këmbë, ndërsa shton se përgjimi mund të jetë kryer edhe pa dijeninë e tij.

“Gazetari ka thënë se gjatë gjithë kohës që Veliu ka qenë i pajisur prej meje nga një përgjues. Dëshmitarin nuk e njoh personalisht. E kam parë rastësisht, nuk e njoh, as nuk dua ta njoh, edhe pse i ka kryer një shërbim opinionit publik. Nuk di ta them nëse ai e dallon një pajisje përgjimi. Përgjimi u bë pa vullnetin e tij? Nuk di ta them këtë. Gjendja e tij psikologjike duhet të jetë e rënduar, pasi ka denoncuar një rast trafiku dhe shteti është në këmbë për të mbrojtur Agron Xhafajn, prandaj duhet pasur parasysh edhe kjo kur analizojmë. Në dijeninë time dëshmitari ‘X’ nuk është marrë në mbrojtje”, tha ai më tej./a.m.

Next Post
Sasia rekord e kokainës, Policia e Shtetit: Deklaratat e Bashës, denigruese!

Kokaina e Maminasit, Rama: Informacione për lidhje të rangjeve më të larta të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In