Luis Hamilton i’a doli të sigurojë vendin e parë në Çmimin e Madh të Katalunjës, në Barcelonë, ku po zhvillohet edhe gara e Formula 1 këtë fundjavë. Britaniku arriti kohën 1 minutë, 16 sekoda e 173 të qindtat. Pas tij do të nisen Botas, shoku i tij i skuadrës, ndërsa Vetel i treti, e më pas Raikonen. Gara do të nisë nesër në orën 15:00.











