• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Barcelona nuk e bën dot “remontadan”, Atletic Bilbao fiton Superkupën e Spanjës

by
17/08/2015 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

(Update) Athletic Bilbao është fituesja e Superkupës së Spanjës pasi mposhti Barcelonën 4-0 në ndeshjen e parë, ndërsa ndeshja e kthimit në “Camp Nou” u mbyll në barazim 1-1.

Në ndeshjen e parë, Aduriz ishte spektakolar duke shënuar tre herë në portën e katalanasve, ndërsa arriti të shënonte edhe golin e barazimit në të dytën, duke shuar shpresat e vakëta të vendasve, të cilët shpresonin në përmbysjen e madhe.

Goli i vetëm për Barcelonën u shënuan në fundin e pjesës së parë nga Messi.

Në 45 minutat e dyta nevojiteshin të paktën edhe 3 gola për të barazuar disfatën e ndeshjes së parë, por Pique la ekipin e tij me 10 lojtarë pas protestave të ashpra ndaj anësorit në minutën e 56. Aduriz vulosi gjithçka në minutën e 74-ët, duke shënuar golin e barazimit për Bilbaon, e cila doli jashtë parashikimeve edhe në ndeshjen e dytë.

Në minutat e mbetura kishte vend edhe për kartonin e kuq të Kike Sola, që ekuilibroi forcat në fushë me ndërhyrjen ndaj Mascheranos, në të 86-ën. Por vetëm kaq, pasi vërshëllima finale sanksionoi barazimin më të ëmbël për skuadrën e Ernesto Valverdes, që i gëzohet një suksesi të merituar dhe fantastik përballë kampionëve të Europës.

Superkupa e Spanjës, Barcelona sot synon të pamundurën ndaj Atletic Bilbao

Barcelona dhe Atletiko Bilbao luajnë sot ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës. Te Barcelona besojnë se mund të përmbysin humbjen e finales së parë. Atletiko Bilbao arriti të fitonte me rezultatin 4 – 0 takimin e zhvilluar të premten në stadiumin “San Mames”.

Lojtarët katalanas kanë treguar se janë në gjendje të përmbysin rezultate në çdo aktivitet. Takimi i kthimit do të luhet sot në orën 22  në stadiumin “Kamp Nou”.

Atletiko Bilbao synon të fitojë pas 31 vitesh këtë trofe. Barcelona e ka fituar Superkupën e Spanjës plot 11 herë.

Capture2

Next Post

Maqedoni, nis puna për zbatimin e marrëveshjes për zgjidhjen e krizës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com