Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri. Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit spanjoll janë duke e monitoruar situatën e Alvaro Moratas, te Chelsea, transmeton KTV.
26-vjeçari nuk po kalon momente të mira në Londër, dhe mund të largohet gjatë verës nga Chelsea.
Katalunasit synojnë ta huazojnë gjatë janarit, 26-vjeçarin, me mundësi blerjeje në fund të sezonit. Morata këtë sezon me Chelsean në 20 ndeshje, në të gjitha garat, ka shënuar 7 gola. (b.an)