Sebastian Giovinco është i lumtur në Toronto dhe nuk do të lëvizë nga klubi kanadez, pavarësisht interesimit nga Barcelona. Kampionët e Spanjës po monitorojnë italianin, i cili ka shkëlqyer në skuadrën pjesëmarrëse në Major League Soccer, me 21 gola e 15 asist, pas largimit nga Juventus në shkurt të këtij viti. 28-vjeçari synon të qëndrojë edhe për ca kohë aty. “Jam i lumtur dhe nuk dëshiroj të largohem”, tha Giovinco për RAI Sport, i pyetur në lidhje me interesimin e Barcelonës. “Sapo kam ndryshuar klub, kështu që më lini ta shijoj këtë aventurë”. Giovinco luajti 28 minuta në fitoren 2-1 që Italia arriti kundër Norvegjisë të martën në mbrëmje në Romë.