• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Barcelona e mirë, Reali i keq? Mitet dhe e vërteta

by Java News
31/03/2016 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të shtunën në mbrëmje është beteja e radhës, Barcelona pret Real Madrid në “El Classico” që bën të mbajë frymën e gjithë bota.

Sa herë luajnë të dyja, është e pashmangshme përmendja e historisë, përplasjet e mëdha në fushë, por edhe jashtë saj.

Skuadra e Barcelonës shihet si një simbol i qytetit por edhe i gjitha Katalonjës dhe luftës së saj për t’u shkëputur nga Mbretëria e Spanjës.

Reali, nga ana tjetër, ka si “njollë në biografi” përkrahjen nga Gjeneralisimo Francisco Franco, të cilit i atribuojnë shumë nga sukseset e madrilenëve.

Por, a ka qenë kështu? Ja disa mite që ekzistojnë për këto dy klube të mëdhenj dhe e vërteta rreth tyre.

***

MITI Forcat fashiste të Francos e vunë që në fillim në shënjestër Barcelonën, duke vrarë presidentin e saj, Josep Sunyol, në gusht 1936, gjatë javëve të para të luftës civile.

Josep Sunyol
Josep Sunyol

E VËRTETA Vrasja e Sunyolit nuk ka të bëjë aspak me postin e tij si president i Barcelonës. Ai ishte deputet i Esquerra Republicana (E majta Republikane Katalanase) dhe aksidentalisht doli në anën e gabuar të frontit, duke brohoritur “Viva la Republica” para trupave nacionaliste të Francos.

***

MITI Regjimi i Francos nuk e lejoi Barcelonën të fitonte asgjë.

Francisco Franco
Francisco Franco

E VËRTETA Barcelona fitoi katër Copa del Generalisimo (po, të Gjeneralismit Franco) dhe tre tituj në periudhën midis fundit të luftës civile deri më 1953, koha kur regjimi ka qenë në kulmin e egërsisë. Iu deshën dhjetë vjet për të fituar titullin pas vdekjes së tij, ndërkohë që Reali fitoi katër nga pesë kampionatet e parë pas vdekjes së Francos.

***

MITI Barcelona gjithmonë ankohet për arbitrat, ndërsa lojtarët e Realit nuk i sheh kurrë duke bërë këtë gjë. Kodi i sjelljes, i cili i jep çdo lojtari, thotë: “Protestat ndaj gjyqtarëve… prishin imazhin tonë si klub dhe zotërinj… Kjo është e papranueshme”.

E VËRTETA Kjo është arsyeja pse herën e parë që Reali u eliminua në Europë nga Barcelona, lojtarët e tij u përpoqën të sulmonin gjyqtarin Reg Leafe në banketin e pasndeshjes?

***

MITI Vetëm pushteti i regjimit të Francos mbi arbitrat i dha mundësi Realit të ndërtonte një dinasti e të bëhej klubi më i suksesshëm në historinë e futbollit spanjoll.

E VËRTETA Kjo ishte arsyeja që Reali ishte edhe më i suksesshëm në Evropë, ku Franco ishte i papranueshëm?

***

MITI Real Madrid është një klub xhentëlmenësh. Tifozët e tij duartrokitën Ronaldinhon në nëntor 2005, pasi i dha fitoren Barcelonës në “Bernabeu”. Tifozët idhnakë të Barcelonës nuk do ta bënin kurrë këtë gjë.

Laurie Cunningam kundër Barcelonës
Laurie Cunningam kundër Barcelonës

E VËRTETA Shkurt 1980, Laurie Cunningham, me driblimet a la Ronaldinho ndihmoi Realin të fitonte 2-0 në Camp Nou. Për vete fitoi ovacione të papara nga ana e tifozëve të Barcelonës.

***

MITI Me katër tituj radhazi dhe Champions League më 1992, Dream Team e Barcelonës është skuadra më e madhe të gjitha kohëve.

E VËRTETA Ndoshta skuadra më me fat e të gjitha kohëve. Barça fitoi tre nga katër titujt e saj në javën e fundit, falë gabimeve të kundërshtarëve dhe jo brilancës së saj: në dy sezone radhazi, Reali shkatërroi gjithçka në fushën e Tenerifes, në rastin e tretë një penallti e humbur në minutën e 89-të nga qendërmbrojtësi i Deportivos, Miroslav Djukic, i dhuroi Barcelonës titullin. Oh, edhe Champions League e fitoi në kohën shtesë. Me një goditje standard. Ashtu si dhe në raundin e parë, me një gol me kokë në minutën e fundit në Kaizerslautern, nga xhuxhi Bakero, përsëri pas një goditjeje standard.

***

MITI Real Madrid është një klub spanjoll, gjithmonë gati të ndihmojë kombëtaren. Ndryshe nga Barcelona.

E VËRTETA Barcelona ka nxjerrë lojtarë për kombëtaren më shumë se çdo klub tjetër. Përfshirë edhe Realin.

Përgatiti Dritan Ikonomi

Next Post

Banda e tritolit/ Përfundon gjykimi për Julian Sinanaj, pritet pretenca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In