Trajneri i Valencias, Gary Neville, ka thënë se humbja e thellë 7 me 0 nga Barcelona në Kupën e Mbretit ishte “një nga eksperiencat më të këqija në karrierën e tij”.
Valencia pësoi 7 me 0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit me katër gola të shënuar nga Luis Suarez e tre nga Lionel Messi.
“Kjo ishte një nga eksperiencat më të këqija që kam përjetuar në futboll”, ka deklaruar pas ndeshjes ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit.