• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Barça nuk e donte Mesin”/ Presidenti i La Ligës sulmon dy gjigantët e futbollit: Perez s’bën për Realin

by Java News
06/10/2021 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Ligës spanjolle Havier Tebas ka vijuar t’i sulmojë dy gjigantët e futbollit në këtë vend, Realin e Madridit dhe Barcelonën.

Në fakt, ai e ka me dy emrat e përveçëm, Florentino Perez (Real Madrid) dhe Joan Laporta (Barcelona). Gjatë një interviste për “Cope”, numri një i Ligës ka fajësuar presidentin e Realit për Super Ligën, që e konsideron “të vdekur” dhe Laportën për largimin e Leo Mesit nga Barça.

FLORENTINO PEREZ – “Ka kohë që nuk shoh futboll në stadium. Përse nuk shkoj në Bernabeu për të parë Realin? Në fakt Florentino më fton në çdo ndeshje, por nuk kam çfarë të bëj me të në stadium, pasi nuk mund të qëndroj me dikë me të cilin nuk merrem vesh për asgjë”.

JOAN LAPORTA – “Me Laportën marrëdhëniet janë më ndryshe, shkëmbejmë mesazhe, por kam kohë që nuk jam takuar me të. Me Perezin është ndryshe, gjërat janë më të thella. Florentino nuk është Reali dhe mendoj se nuk bën për Realin”.

LARGIMI I MESIT – “Fajin gjejeni te Barcelona dhe te Laporta. E kam takuar Laportën dhe i kam kërkuar të firmosë me fondin e investimeve CVC, por nuk deshi. Ndoshta pas largimit të Mesit mund të qëndrojë edhe Florentino. Jam i bindur se nëse Barcelona do të kishte firmosur me CVC-në, Mesi do të ishte ende në La Liga”.

SUPER LIGA – “As nuk dua ta diskutoj këtë temë. Nuk mendoj se e ardhmja është te Super Liga. Në Angli e kuptuan shpejt se kjo ishte një ide shumë e gabuar. Në Gjermani ndodhi pak a shumë e njëjta histori. Për mua, Super Liga është një ide e vdekur”.

KAMPIONATI SPANJOLL – “Jam prej dy vitesh në detyrë dhe kam edhe pesë vite të tjera, por do të jenë klubet që do të vendosin. Tani kemi sfida të mëdha përpara. Nuk më shqetëson Super Liga, por idetë e çmendura të Perezit, që mendon se futbollin duhet ta komandojnë vetëm klubet e mëdha”.

LUFTA ME PEREZIN – “Vetëm ai është i bindur se Super Liga është një projekt që jeton. As Laporta dhe as Anjeli nuk besojnë. Jam i bindur se po të ketë mundësi më heq nga president i Ligës. Politika institucionale e Realit të Madridit është tërësisht e gabuar. Ky klub nëpërmjet presidentit të tij po bën shumë armiq”.

SITUATA TE BARÇA – “Mendoj se dy klubet e mëdha, Reali dhe Barcelona janë të shqetësuar për marrëveshjen që kemi me fondin CVC. Florentino e do Ligën të dobët që ta komandojë vetë. Barcelona është në një krizë të thellë, por mendoj se po e teprojmë shumë me këtë fakt, sepse ka klube të tjerë jashtë Spanjës që janë të fundosur edhe më keq”.

LIGA PA YJE – “Yje ka dhe një ndër ta është Karim Benzema. Bashkë me Halandin janë sulmuesit më të mirë në Europë”./panoramasport

g.kosovari

Next Post
Plas COVID te Shqipëria/ 3 ditë para ndeshjes me Hungarinë, mbrojtësi dhe fizioterapisti dalin pozitivë

Plas COVID te Shqipëria/ 3 ditë para ndeshjes me Hungarinë, mbrojtësi dhe fizioterapisti dalin pozitivë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com