• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Barça kap kreun kundër Seviljas, por humbet Messin

by A R
20/10/2018 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka qenë një fitore me shije të hidhur ajo që Barcelona ka marrë sot në mbrëmje kundër Sevilla-s, në javën e 9-të të kampionatit spanjoll. Një fitore 4-2që ka ardhur pas 3 barazimesh dhe një humbje të marrë në katër takimet paraardhëse të luajtura nga skuadra e Valverde në La Liga dhe që ka dërguar katalanasit në vendin e parë të renditjes.

Shija e hidhur ka mbetur nga dëmtimi që ka pësuar Leo Messi në pjesën e parë të takimit, me argjentinasin që ka qenë i detyruar të zëvendësohet në minutën e 26-të për shkak të një dëmtimi të pësuar në krahun e djathtë pas një rrëzimi të keq në fushën e lojës. Vendin e tij e ka marrë Ousmane Dembele.

Gjithsesi, argjentinasit i kanë mjaftuar ato pak minuta që ka qenë në fushë për të qenë vendimtar. Në minutën e 2-të ka dhënë një pasim për Coutinho-n, i cili ka mposhtur portierin Vaclik me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës së rreptësisë. Dhjetë minuta më pas ka qenë vetë Leo që ka shënuar golin e dytë pas një pasimi të bukur të marrë nga Suarez.

Uruguaiani ka qenë protagonist edhe në pjesën e dytë, duke realizuar golin e tretë të Barcelona-s në minutën e 63-të me penallti. Një lajm i mirë ky për sulmuesin, i cili nuk shënonte që nga 15 shtatori i kaluar, kur “blaugranat” kanë mundur 2-1 Real Sociedad në transfertë, në javën e katërt të La Liga-s. Miqtë kanë reaguar 11 minuta para fundit, duke ngushtuar diferencat në 3-1 me Sarabia-n, por vendasit janë kundërpërgjigjurmenjëherë me Rakitic, që ka shënuar golin e katërt për ekipin e Valverde. Në minutat e fundit ka patur kohë edhe për golin e dytë të Sevilla-s, që ka shënuar me Muriel. Kjo ka qenë humbja e parë e pësuar nga Sevilla pas katër fitoresh radhazi të marra në kampionat. Ata mbajnë vendin e tretë në renditje me 16 pikë.

Në fund, mbetet për t’u kuptuar serioziteti i dëmtimit të numrit 10 të katalanasve, të cilët do të kthehen në fushë në mesjavë për t’u ndeshur me Inter-in në Champions League dhe fundjavën e ardhshme do të presin Real Madrid në “Camp Nou”. Sfida këto që do të bëheshin akoma më të vështira për Barçën pa Leo Messi-n.

/b.d

Next Post
Picë me kos dhe djathë, ja përse duhet të na e kenë zili italianët

Picë me kos dhe djathë, ja përse duhet të na e kenë zili italianët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

September 15, 2026
Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! GJKKO e ka dënuar me 12 vite! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi, pasuritë…

Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! GJKKO e ka dënuar me 12 vite! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi, pasuritë…

September 15, 2026
Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri

Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri

September 15, 2026
NATO në alarm, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez!

NATO në alarm, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez!

September 15, 2026
“Nafta mbi 229 lekë për litër”- Denoncimi i PD: Qeveria nuk po ndërhyn për uljen e çmimit, të eliminohet taksa e qarkullimit!

“Nafta mbi 229 lekë për litër”- Denoncimi i PD: Qeveria nuk po ndërhyn për uljen e çmimit, të eliminohet taksa e qarkullimit!

September 15, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

September 15, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

S’është puna se duan 10 mijë euro, por se sillen si pronarë të shtetit

September 15, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Çfarë ligësie dhe turpi”- Balla akuza Opozitës: Manipuloi me videon e nxënësve në Tuz për propagandë politike, kukullat e bufit Sali…

September 15, 2026
DEBATE në Komisionin “Xhafaj”, kryetari: Kam bërë 7 ankesa për zhurmën! Drejtori i Agjencisë për Bashkëqeverisje: Ka institucione problematike

DEBATE në Komisionin “Xhafaj”, kryetari: Kam bërë 7 ankesa për zhurmën! Drejtori i Agjencisë për Bashkëqeverisje: Ka institucione problematike

September 15, 2026
Ngërçi me pagat/ Administrata e Gjykatës Kukës bojkoton punën, shërbimet ofrohen vetëm për seancat urgjente dhe masat

Ngërçi me pagat/ Administrata e Gjykatës Kukës bojkoton punën, shërbimet ofrohen vetëm për seancat urgjente dhe masat

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com