• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Barça e ul me këmbët në tokë Milanin: Deulofeu do ta rikthejmë

by Java News
16/04/2017 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Barcelona i ngrin buzëqeshjen Milanit që është ende në festë për barazimin e arritur në frymën e fundit të shtunën në derbin me Interin. Nga Spanja nuk vijnë lajme të mira për kuqezinjtë. Gerard Deulofeu, më i miri në fushë në derbi, sezonin e ardhshëm do të rikthehet të luajë te Barcelona.

Lajmi i konfirmua nga Robert Fernandez, drejtor teknik i klubit katalanas që deklaroi se, “Deulofeu është një opsion për të ardhmen e Barçës. Mund ta rimarrim për 12 milionë euro dhe me siguri do ta bëjmë. Sezonin e ardhshëm do të qëndrojë me ne dhe do të veshë fanellën blaugrana”.

Për Deulofeun Barcelona mund të shfrytëzojë opsionin që ka në kontratë për ta bërë sërish të sajin duke i paguar 12 milionë euro Evertonit, klub ku u transferua dy vjet më parë dhe nga i cili u huazua te Milani, transmeton Supersport.

23 vjeçari shpërtheu në Itali ku fitoi edhe një ftesë për në kombëtaren spanjolle nga Julen Lopetegui. Barcelona po e ndjek me kujdes futbollistin që nga kohë kur luan për Milanin, dhe ka vendosur që Deulofeu të jetë një nga përforcimet e blaugranave për sezonin e ardhshëm.

Deulofeu ka luajtur në të gjitha kategoritë inferiore me Barcelonën por që nga 2013 është dhënë huazim pas huazimi, verën e kaluar u ble nga Everton që e mori në pronësi për 6 milionë euro por me një opsion riblerjeje nga Barcelona për dyfishin e kësaj shume. (b.an)

Next Post
Hahn nuk do të negociojë me Bashën. BE: Qëndrimi ynë është bërë publik

Hahn nuk do të negociojë me Bashën. BE: Qëndrimi ynë është bërë publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In