Ndeshje shumë e vështirë ajo ndaj Çekisë për trajnerin Sylvinho. Pas sfidës ai tregoi për Tv Klan se kundërshtarët çekë luajnë me ritëm shumë të fortë, por Shqipëria kishte përgatitur strategjinë e saj.
“Ndeshje shumë e vështirë, shumë e fortë sepse janë kryesuesit e grupit. Ata luanin në shtëpi. Shumë të fortë. Kanë një ritëm shumë të fortë sidomos në fillimin e ndeshjes. Me Poloninë dhe Ishujt Faroe i kanë zgjidhur ndeshjet që në 25 minutat e para dhe luajnë shumë fort në shtëpi.
Kishim përgatitur strategjinë tonë, por ata luajnë me intensitet shumë të lartë. Janë ekip shumë fizik. Mendoj se tifozët kanë parë një ndeshje shumë të bukur. Humbëm atë rast, por edhe ata patën rastet e tyre. Gjithsesi ishte një ndeshje e mirë nga ne. Kemi edhe 4 finale”, tha Sylvinho.
Tashmë trajneri mund të bëjë llogari për një kualifikim, por kujton se ende jemi në gjysmë të rrugës.
“Shumë e rëndësishme të merrnim 1 pikë. Tani mund të bëjmë llogari, por jemi në gjysmë të rrugës. Kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi marrë një pikë dhe është shumë e rëndësishme. Një pikë që na jep mundësi të luftojmë deri në fund për kualifikimin, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen në Poloni në shtëpi që është shumë, shumë e rëndësishme”, tha trajneri.
Po ashtu ai u shpreh se është i kënaqur me lojtarët e tij.
“Jam shumë i kënaqur me 23 lojtarët për mënyrën si e jetuan këtë ndeshje, për shpirtin e garës që treguan. Qoftë për Mujën dhe Dakun jam shumë i kënaqur. Sigurisht tani i njohim më mirë kundërshtarët e grupit. Po krijohet një atmosferë shumë e mirë në dhomat e zhveshjes dhe kjo është shumë pozitive”, tha ai.
/a.r