• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Barazimi me Korabin, Gjici kërcënon: Kokërr leku nuk merrni po s’fituat dy ndeshjet e radhës

by Java News
18/12/2016 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Barazimi në shtëpi me Korabin në shtëpi ka bërë që presidenti i Kukësit, Safet Gjici të dalë nga kontrolli. Presidenti ka braktisur stadiumin pak minuta para se arbitri i takimit të mbyllte ndeshjen, në shenjë proteste për lojën e dobët të futbollistëve të tij.

Kukësi la dy pikë në këtë takim, duke humbur vendin e parë të cilin e mbante prej dy javësh. Kjo situatë ka detyruar Gjicin që të zhvillojë një mbledhje ugjente me ekipin dhe stafin drejtues të Kukësit. Ai iu është drejtuar me tone mjaft të ashpra futbollistëve, duke i kërcënuar deri në ndërprerjen e rrogave për rezultatet e dobëta.

“Të gjithë ju jeni në provë këto ndeshje, do t’ju shoh. Askush nuk mund të tallet me djersën dhe paratë e mia. Jua tregoj unë juve! Çfarë ju ka munguar, më thoni?! Çdo gjë e keni pasur, kam qenë korrekt në çdo gjë me ju, trajtim special, rroga, premio, po ç’të bëj unë më me ju?! Nëse nuk fitoni dy ndeshjet e radhës, kokërr leku nuk keni për të marrë! Ju nuk talleni dot me lekët e mia”, ka thënë Gjici.

Paralajmërimi i Gjicit ka qenë se lojtarët s’do marrin asnjë lek nëse vijojnë me rezultate negative në dy ndeshjet e mbetura të kësaj faze të parë të kampionatit.

Sipas debatit të zbardhur nga Shqiptarja.com, Gjici u ndal te lojtarët, ndërsa është marrë edhe me emra konkret, duke akuzuar për lojë të dobët futbollistët Pashaj, Musolli dhe Emini.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Kadare sërish ndër favoritët për Nobel

Letra e ambasadorit shqiptar në 1994: Nobeli nuk duhet t'i jepet Kadaresë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com