• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Barack Obama pritet si yll rock-u

by Java News
05/04/2019 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Admirimi për Barack Obamën duket se nuk është shuar, megjithëse ai nuk është më president. Këtë përshtypje të krijonte mbrëmja në Köln, ku 15.000 vetë ishin mbledhur në Lanxess Arena për të dëgjuar presidentin amerikan, kur fliste për klimën, feminizmin dhe kulturën drejtuese të lidershipit. Atmosfera para daljes së tij ishte si para një koncerti të rock-ut. Fansat Obama i ka tek të gjitha grupmoshat. Shumë vetë përpiqeshin t’i afroheshin skenës për të bërë ndonjë foto të mirë për instagram-in. Për mua si amerikane në Gjermani ishte disi sureale të shihje, se çfarë vale entuziazmi shkakton një ish-president amerikan, në një kohë që kur vjen kancelarja Merkel mund të bashkohen vetëm disa duzina njerëzish si kureshtarë.

35 vjeçari Alex thotë për Obamën se “ai është një nga figurat më me ndikim, më interesante dhe më inteligjente të kohës sonë”. Ndërsa Sarah, një amerikane që jeton prej 8 vitesh në Gjermani flet plot emocion. “Në vitin 2008 e kam dëgjuar dy herë Obamën të flasë në fjalime fushate, dhe energjia e tij ishte e pabesueshme. Gëzohem kaq shumë që e shoh përsëri, të dëgjoj mesazhin e tij të shpresës dhe optimizmit.” Me sa duket është shumë e madhe dëshira për të kujtuar një kohë, kur SHBA ishte më pak armiqësore ndaj të huajve dhe nuk sillej ndaj aleatëve  si tani.

Obama: Duhet të dëgjosh me vëmendje
Obama nuk e përmendi pasuesin e tij me emër, por kritika ishte e qartë. Paraqitja e ish-presidentit amerikan nuk ishte mbajtja e një ligjërate, por bisede të lirshme. Kur u pyet, se çfarë mendonte për administratën e tanishme, ai tha se “duhet të dëgjohet, se çfarë i preokupon njerëzit, çfarë u hap probleme, duhet të dëgjosh, se çfarë kanë për të thënë njerëzit, që janë ndryshe nga ti vetë”.

Kur ai u shpreh, se sa e rëndësishme është t’u mundësosh pjesëmarrjen në vendimmarrje grave dhe pakicave, shpërthyen duartrokitje frenetike në sallë. Në një moment tjetër sërish u dëgjua një kritikë e ish-presidentit, pa  emër, por që i drejtohej presidentit Trump. Obama tha, se është e rrezikshme për demokracinë, nëse mohohen parimet bazë dhe “injorohet arsyeja dhe logjika”. Me buzëqeshje megjithatë ai pranoi se “askush nuk bëhet president i Shteteve të Bashkuara, nëse nuk ka një vetëdije të shëndetshme.”

“Nuk e kemi një si ai  në Gjermani”
Intervistuesi, autori Cristian Galvez, dukshëm i impresionuar nga Barack Obama i kërkoi megjithatë ish-presidentit, se si do ta justifikonte ai një nga vendimet më të kontestuara të mandatit të tij, e që e ka errësuar bilancin e punës së tij, – sulmet me drone në Jemen, që shkaktuan edhe viktima civile. Obama u përgjigj, se ato kanë shkaktuar më pak dëme kolaterale, nëse ai do të kishte dërguar atje ushtarë, megjithatë ka qenë një nga vendimet më të vështira të periudhës së tij. “Nëse unë them, se nuk e pranoj botën, siç është, por vetëm ashtu si duhet të jetë, atëherë kjo nuk është ndonjë filozofi e moralit, por ëndërritje.”

Kolona me automjetet që sjellin Barack Obamën në Köln
Dalja publike e Obamës në Köln mbante një titull jo të qartë: “World Leadership Summit” – me leksione për forcën e veprimit të shoqërisë civile, një formë e njohur në SHBA, por në Gjermani ende jo e përhapur.  Ndoshta prandaj edhe shumica u largua nga salla, kur Obama mbaroi bisedën. Holger, një 37 vjeçar në momentin e daljes nga salla tha “e kam parë Obamën kur ka folur në Berlin në vitin 2008, dhe mendoj se karizma e mesazhi i tij gjejnë rezonancë kudo”. Sipas Holger “ai është një yll rock-u politik. Ne jemi kaq të mahnitur, sepse nuk e kemi një si ai në Gjermani.”/ DW

/a.meta

Next Post
Zbulohet arsyeja e rrëzimit të avionit në Maqedoninë e Veriut ku humbën jetën 4 persona

Zbulohet arsyeja e rrëzimit të avionit në Maqedoninë e Veriut ku humbën jetën 4 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com