Iku dhe Bar Rafaeli. Ajo ka zgjedhur Maldivet për t’i thënë lamtumirë beqarisë. Modeluesja izraelite shoqërohet nga mikeshat e saj të ngushta, me të cilat po shijon ujin dhe rrezet e diellit, për një festë beqarie që do të zgjasë disa ditë.
Vetë modeluesja 30-vjeçare postoi një foto në “Instagram” ku shfaqej me bikini, vello në kokë, si dhe një shirit në të cilën shkruhej “nusja e ardhshme”. Ish e dashura e aktorit Leonardo DiCaprio u fejua me biznesmenin 40-vjeçar, Adi Ezra, në pranverë. Martesa e tyre është planifikuar të mbahet muajin e ardhshëm.









