Në Radhimë të Vlorës është gjetur një predhë e dyshuar si e Luftës së Dytë Botërore.
Predha është konstatuar nga banorë të zonës gjatë punimeve në një kantier ndërtimi.
Banorët janë frikësuar pasi sipas tyre edhe mund të shpërthejë.
Në vendngjarje pritet ardhja e ekspertëve xhenierë për të vlerësuar nëse paraqet ose jo rrezikshmëri.
/a.r