• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banorët përplasen me policinë kundër ndërtimit të HEC-eve: Vetëm të vdekur dalim nga këtu

by Java News
26/10/2019 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e katër fshatrave të Njësive Administrative në Derjan dhe Macukull janë ngritur për të gjashtën herë këtë të shtunë në protestë për të kundërshtuar ngritjen e HEC-it në Zallë Gjoçaj, ndërsa ka pasur edhe momente tensioni dhe shtyrje me policinë. Banorët kanë ngritur çadrat pranë burimit të ujit duke u ngujuar, ndërsa thonë se do të qëndrojnë deri në ndërprerjen e punimeve ose në të kundërt kërkojnë nga shteti t’i shpërngulë nga fshati.

Sipas banorëve protestues punimet e HEC-it po prishin varrezat e fshatit dhe kanë hyrë në zonën e mbrojtur të Lurës duke shkatërruar atë. Protestuesit deklarojnë se që kur kanë nisur punimet e HEC i janë drejtuar instancave shtetërore përgjegjëse dhe ambasadave për pezullimin e këtyre punimeve, por asnjë masë nuk është marrë për mos shkatërrimin e kësaj pasurie natyrore.

“Ju jeni pushtues, largohuni, për ne je pushtues. Largoni makineritë. Policia mbrapsht!” tha njëri prej banorëve. Ndërsa një tjetër banor shprehet se vetëm të vdekur mund të dalin nga burimi ku janë ngujuar. “Ikni nga vendi jonë, ky është vendi jonë. Do të mbrojmë ujin, jetën, këta po grabisin, këta janë hajdutë uju. Mjeshtra të vjedhjes së ujit, do të vendosim çadra do të rrimë këtu, ne vetë të vdekur do të dalim prej këtu. Ne jemi autoktonë, pimë këtë ujë që marrin këta, nuk kemi burim tjetër, po mbrojmë jetën, ujin të ardhmen e fëmijëve tanë“, tha një prej protestuesit.

Një nga banorët deklaroi se kjo protestë nuk ka ngjyra partiake, vetëm ngjyrën e patriotit. Ai tha se i kemi dorëzuar letrën, protestë pa afat.

“Okupatorët po na shkatërrojnë jetën, edhe fëmija në barkun e nënës po qa për ujin, populli nuk do ta pranojë kurrë këtë fashizëm. Ky popull kur është provokuar, ka shkatërruar uzinën e floririt të Rubikut, në këto tuba nuk do të kalojë ujë, populli do të revoltohet. Uji ka vlerë të madhe për kurim. I bëjmë thirrje edhe Kosovës, ambasadave, që të ndërhyjnë. Kush është atdhetar të vijë dhe të protestojë për këtë poshtërsi që po na bëhet ne. Të ndërhyjnë të gjithë krerët e botës për këtë poshtërsi”. “Uji këtu është kurues,  policia vjen me forcë për të na pushtuar, kjo është një firmë fatanzmë, qeveritë që nga 1990 e këtej nuk kanë qenë për popullin. Ujin nuk e lejojmë të futet në tubacion, jo HEC-e, por turizëm. E duam për turizëm dhe për njerëzit“, thanë ata më tej.

Banorët deklarojnë se kanë takuar edhe ministrin Klosi i cili u ka premtuar se do të interesohet për situatën. “Kjo është protesta e disatë që po bëjmë.

“Në parlament kemi takuar disa deputetë, por edhe ministrin Klosi dhe Peleshin dhe na premtuan se do të na mbështesin dhe se do të nxjerrin disa komisione për të verifikuar. Kërkesa jonë është që nga data 3 dhjetor e vitit të kaluar. Ujin do ta mbrojmë natë ditë me çadra. Shteti të vijë të ulet me popullin, se nuk është pyetur asnjë banor  i zonës, por nga Mirditë që nuk kanë lidhje, këtu po devijohen dy lumenj. Nëse futet uji në tuba nuk ka më as qenie të gjallë, do të zhduken” tha ai.

Protesta e sotme e banorëve të katër fshatrave të Njësive Administrative Derjan e Macukull është mbikëqyrur nga forca të shumta policie dhe RENEA ku ka pasur edhe konfliktim të banorëve me uniformat blu.

g.kosovari

Next Post
Nga miqtë aktorë, tek jeta si mjeke në Francë/ Rrëfehet aktorja Anisa Markarian: Shqipëria s’më ka zhgënjyer, por disa persona

Nga miqtë aktorë, tek jeta si mjeke në Francë/ Rrëfehet aktorja Anisa Markarian: Shqipëria s’më ka zhgënjyer, por disa persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In