• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banorët injorojnë urdhrin, kthehen në pallatin që rrezikon shembjen

by Java News
28/01/2018 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e pallatit 6-katësh, që rrezikon shembjen nga rrëshqitja e tokës, kanë injoruar urdhrin e evakuimit nga ana e bashkisë, duke u futur sërish në shtëpitë e tyre.

Çarja e tokës, pasi u ndërhy nga një banore Ndonëse nuk ka dalë ende raporti përfundimtar nga ekspertët e Institutit të Gjeologjisë në kryeqytet, që do të certifikojë rrezikun apo jo të objekteve në kodrën shtufore në lagjen “Punëtori”, të 20 familjet kanë marrë frymë lirisht teksa janë informuar, jo zyrtarisht, nga ekspertët, se banesat e tyre nuk përbëjnë rrezik për shembje të mundshme.

Fillimisht, janë rikthyer dhjetë familje e më pas edhe 7 të tjera. Vetëm dy familje ende nuk kanë guxuar të kthehen në shtëpitë e tyre nga frika e një rrëshqitjeje tjetër toke, e cila mund të rezultojë fatale për familjet që jetojnë në këtë pallat. Ndërkaq, prej evakuimit fillestar që u bë me urdhër të kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, nga pallati nuk kanë lëvizur nga vendi dy familje, Llapa dhe Hroni.

Të dy këto familje kanë në përbërje të tyre të moshuar dhe të sëmurë, çka ka ndikuar në marrjen e një vendimi të tillë për të mos iu bindur që në fillim urdhrit të prerë të kryebashkiakes për evakuim. Ndërsa familjet e tjera u larguan me bindje të plotë. Mirëpo, zhvillimet e ditëve të fundit kanë eklipsuar rrezikun që mbart pallati gjashtëkatësh, ndonëse lëvizjet në terren janë të dukshme dhe të qarta se rrëshqitja po përparon.

Qëkur u konstatua ky problem e deri më sot, çarjet janë përhapur ngado në terrenin shtufor. Madje, ato janë bërë më të dukshme në afërsi të zonës së banuar duke iu afruar themeleve të pallatit, që ndodhet në pikën kulminante. Ndonëse çarjet janë agravuar, sërish banorët nuk e pranojnë se tragjedia mund të trokasë një ditë. Në hyrje të pallatit, qëndrojnë dy automjete, një e Policisë Bashkiake dhe një e Rendit, të cilat qëndrojnë 24 orë pa ndërprerje.

Prezenca e tyre në hyrje të pallatit ka më tepër ndikim psikologjik, sesa si një formë zgjidhjeje për situatën e krijuar. Ndërkaq, Prokuroria e Gjirokastrës, ka nisur procedimin penal për shpërdorim detyre për dy zyrtarë të Bashkisë Gjirokastër për pallatin në lagjen “Punë- tori”, që rrezikon të shembet dhe të lënë në qiell të hapur 15 familje. Zyrtarët e paditur janë Vullnet Tola, përgjegjës i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) dhe Aleksandër Pesha, inxhinier në zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Gjirokastrës.

Akuza që rëndon ndaj zyrtarëve të bashkisë është shpërdorim detyre, pasi kanë qenë pasivë rreth punimeve të njëanshme që ka ndërmarrë Marjeta Kurkari, pronarja e objektit dykatësh disa metra poshtë pallatit 6-katësh. Gërmimet e kryera në thellë- si të këtij objekti me mjete të rënda, që nuk parashikoheshin në informacionin që Kurkari kishte depozituar në Bashkinë e Gjirokastrës, dyshohet të jenë shkaku për çarjen e tokës dhe për rrjedhojë plasaritjen e mureve të pallatit, duke e bërë atë në gjendje të pabanueshme për shkak të rrezikut të shembjes. /Panorama

Next Post
Kapen me 124 kg marijuanë në makinë, pranga 3 shqiptarëve në Greqi

Kapen me 124 kg marijuanë në makinë, pranga 3 shqiptarëve në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

September 3, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

“Qeveria të merret me veten ose të hapë krahun”, Rama: Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk mund të kërkojë besim sot

September 3, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

September 3, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Rama: “Prania Besnike” çdo të premte në orën 17:00, nuk do të ndryshojë për sa kohë jam kryetar i PS-së

September 3, 2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

September 3, 2026
Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

September 3, 2026
Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

September 3, 2026
OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

September 3, 2026
Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

September 3, 2026
“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

Rama: “Pasqyra Albania” për të kontrolluar qeverinë dhe luftuar dezinformimin. Të përfshihen edhe gjyqësori & legjislativi

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com