Një grup emigrantësh të drejtuar dhe organizuar nga Genc Sejko, që njihet edhe si ‘njeriu i memeve’ në rrjetet sociale prej orës 12:00 po protestojnë përpara Kryeministrisë në ditën e dytë. Protestës së thirrur nga emigrantët i janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Re dhe disa studentë. Njëri nga banorët e Unazës së Re bëri thirrje që shqiptarët të ngrihen dhe të shporrin qeverinë.
“I’u thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihemi dhe t’i shporrim” tha ai. Policia nuk dha leje për protestën duke paralajmëruar se organizatorët dhe protestuesit do të procedohen./a.meta