• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banorët e Smokthinës bllokojnë qarkullimin. Kërkojnë asfaltimin e rrugës që lidh disa fshatra

by A R
24/08/2025 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Smokthinës në Vlorë bllokuan për 30 minuta rrugën e Lumit të Vlorës, duke krijuar radhë të gjata në të dyja drejtimet e lëvizjes.

Ata pretendojnë se asfaltimi i rrugës rreth 17 km të gjatë, që lidh fshatrat Velçë, Ramicë, Matogjin, Vërvas, Bashaj dhe Vërmik, është premtuar shumë herë, por nuk është realizuar.

Banorët kërkojnë nga kryetari i bashkisë Selenicë, deputeti, por edhe nga qeveria, investimin për asfaltimin e rrugës.

“Është bërë që në kohë të Italisë e s’është vënë më dorë. E ka bërë Italia këtë rrugë. Ne jemi njerëz që jetojmë. Nuk na vijnë fëmija për të na takuar vetëm prej rrugës.“

“Nuk do ta lëmë vetëm me këtë protestë sot, por do të presim zërin e qeveritarë lokalë dhe qendrorë. Prapë ne do të jemi të bashkuar për ta kërkuar akoma më me forcë këtë të drejtë.“

Ndërsa banorët protestuan duke bllokuar aksin, kanë qenë të pranishëm edhe punonjës të Policisë së Shtetit, por mësohet se protesta nuk ka penguar lëvizjen e automjeteve të Urgjencës.

Banorët lajmërojnë se do të kenë reagime të tjera nëse Bashkia nuk do ta parashikojë investimin për asfaltimin e rrugës.

Bashkia Selenicë ka parashikuar investimin për 5 km e parë të aksit, deri në hyrje të fshatit Velçë, por banorët kërkojnë që qeveria të mbështesë financiarisht asfaltimin e pjesës tjetër të rrugës.

Next Post
Të mori ‘Zonja e Zezë’, o mik i mirë…

Të mori 'Zonja e Zezë', o mik i mirë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në Apel

September 16, 2026
Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

September 16, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

September 16, 2026
Ali Ahmeti: Përmes Gjykatës Speciale, Serbia po përpiqet të përmbysë arritjet e Kosovës

Ali Ahmeti i zhgënjyer nga vendimi i Hagës: Njollosje e Kosovës!

September 16, 2026
Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

September 16, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

September 16, 2026
Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

Rritja e çmimit të naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës

September 16, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com