Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë nisur punën për ndërtimin e një ure 33 metra të gjatë, në Librazhd, te Rrethi i Bardhë.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka theksuar se tashmë, brenda 10 ditëve banorëve të fshatrave Spatharë e Dardhë nuk do t’u duhet të kacavirren për të kaluar lumin Shkumbin.
“Pas 10 ditësh, banorëve të fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd nuk do u duhet të kacavirren për të kaluar lumin Shkumbin”-, thekson Xhaçka.
“Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë nisur punën për ndërtimin e një ure 33 m të gjatë te Rrethi i Bardhë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve dhe nxënësve të këtyre 2 fshatrave për në qendrën shëndetësore, shkollën e mesme dhe rrugën nacionale. Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës!”-, përfundon Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.