• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banorët e Bërxullit kundërshtojnë shpronësimet: PD dhe PS s’duan t’ia dinë! Edhe dritat na i solli Enver Hoxha

by A R
05/02/2023 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e zonës së Bërxullës kanë protestuar mëngjesin e sotëm për projektin e aksit rrugor Thumanë-Kashar, ndërsa për të qetësuar protestuesit kanë qenë prezente në zonën përreth edhe forcat e policisë duke formuar një barrikadë.

Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi mësohet se ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës.

Sipas tyre çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

Një prej banorëve ka bërë thirrje se kjo rrugë do ketë fatin e kalasë së Shkodrës, duke thënë se “rruga do ndërtohet ditën e do shembet natën”, ndërsa të tjerë banorë të zonës kanë deklaruar në kor se “do t’i mbrojnë pronat me gjak”.

“Edi Rama bën pushime në mal me borë. Në parlament nuk e dimë se cfarë votojnë. Këtu për ne s’duan t’ia dinë as opozita dhe as qeveria. S’janë dukur kurrë. Edhe dritat i kemi që në kohën kur i solli shtylla Enver Hoxha” – tha një banore e Bërxullit.

/a.r

Next Post
Betohet Sali Berisha: Nuk do të kemi zgjedhje më 14 maj me Edi Ramën si kryeministër!

Cili është tradhtari, Rama apo Berisha?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com