• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banorë të Fierit kërkojnë të ndalet ndotja e Lumit Gjanica

by Java News
24/01/2019 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dhjetra ankesave dhe protestave për ndotjen e Lumit Gjanica, 3 banorë nga Patos Fier kanë vendosur të hapin betejë gjyqësore me autoritetet, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për rehabilitimin e lumit, por edhe sekuestrimin e operatorëve që po kryejnë ndotjen. Shtetasit Bashkim Hasanbashaj, Feim Kalemaj dhe Lefter Arapaj i kërkojnë Gjykatës Administrative që të detyrojë Inspektoratin Shtetëror që të ndërhyjë dhe të sigurojë kontroll efektiv të Gjanicës nga ndotjet.

Në funksion të gjykimit janë bashkëngjitur dokumenta të shumta shtetërore, por ç’është më e rëndësishme, me pretendimin se një mjedis i ndotur është rrezik për shëndetin, banorët kanë radhitur edhe statistikat shtetërore për sëmundjet e popullatës gjatë vitit 2017 në Qarkun e Fierit.

Nga të dhënat e dorëzuara nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik Fier, vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2017 janë regjistruar me probleme shëndetësore 391 shtetas për sëmundje onkologjike, endokrine dhe të frymëmarrjes.

Tre paditësit përfaqësohen falas në gjykim nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që shton në kërkesë edhe raportin e monitorimit të KSHH-së, në të cilin tregohet se ndotja është alarmante, veçanërisht në Mallakastër dhe Fier. Burimet e ndotjes, thotë raporti, vijnë nga operatorët që përpunojnë hidrokarburet në këtë zonë.

Banorët u kanë lënë mbi tryezë gjyqtarëve edhe vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, veçanërisht çështja Guerra kundër Italisë dhe Lopez Ostra kundër Spanjës, në të cilën GJEDNJ shprehet qartë se ndotja e rëndë e mjedisit ka ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, por edhe i ndalon ata të gëzojnë jetën private si edhe shtëpitë e tyre.

GJEDNJ vlerëson më tej se shteti duhet të ndërhyjë me rregulla të qarta për mjedisin në mënyrë që jeta e qytetarëve mos të rrezikohet. Në fakt, në këtë rrezik gjenden banorët që i janë drejtuar Gjykatës Administrative./a.meta

Next Post
Qeveria zgjeron ‘frontin e luftës’: Do të bllokojmë edhe faqet e huaja me baste

AKEP, me urdhër të policisë, mbyll 1500 faqe bastesh “online”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 21 Shtator 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

September 20, 2026
Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

September 20, 2026
Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

September 20, 2026
VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

September 20, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

September 20, 2026
Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

September 20, 2026
“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com