• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bankers, të ardhurat e shitjes së naftës bien me 54 përqind

by Java News
05/05/2016 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të ardhurat nga shitja e naftës në periudhën janar-mars të Bankers Petroleum, kompania kryesore e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, ranë në 33.1 milionë dollarë nga 71.4 milionë që qe në të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Rënia me mbi 54 për qind e të ardhurave erdhi si pasojë e rënies së çmimit mesatar në naftës në tregun ndërkombëtar me 37 për qind dhe rënies së prodhimit të Bankers në Shqipëri me rreth 5 për qind.

“Tremujori i parë ishte sfidues për kompaninë. Ne kemi operuar në tregje të paqëndrueshme dhe konkuruese të naftës së rëndë,” deklaroi Ekzekutiv i kompanisë David French, sipas një deklarate të kompanisë që u shpërnda për investitorët dhe median sot (5 maj 2016).

Çmimi referencë Brent i bursës së Londrës qe më pak se 34 dollarë për fuçi në tremujorin e parë 2016 nga 54 dollarë për fuçi që qe një vit më parë.

Kompania ka ndërprerë investimet për shpime të reja që nga dhjetori i kaluar, gjë që dha efekt menjëherë në rënien e prodhimit.

“Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, shpenzimet kapitale ishin 13 milionë Dollarë. Kompania nuk ka shpoi asnjë pus të ri gjatë këtij tremujori. Shpenzimet kapitale ishin 25 milion Dollarë për tremujorin e kaluar dhe 50 Milionë Dollarë në tremujorin e parë të vitit 2015,” deklaroi kompania.

Prodhimi mesatar ditor ra në 17,363 fuçi këtë vit, nga 19,767 fuçi që qe vitin e kaluar. Një fuçi naftë është e barabartë me rreth 160 litra.

Prodhimi i naftës në Shqipëri shënoi pikën më të lartë në vitin 1974 në rreth 2.3 milionë tonë, por ra me shpejtësi gjatë viteve në vijim duke shënuar pikën më të ulët në fillim të viteve 2000 me më pak se 400 mijë tonë. Në vitin 2005, prodhimi i naftës filloi të rritet sërish përmes kontratave koncesionare duke shënuar kulmin në vitin 2014 me rreth 1.4 milionë tonë. Në vitin 2015, prodhimi ra në 1.28 milionë tonë ndërsa këtë vit pritet të bjerë edhe me 20 për qind nga niveli i vitit të kaluar si pasojë e mungesës së investimeve dhe çmimit shumë të ulët.

BIRN/d.i.

Next Post

Ekstradohet nga Athina shqiptari i dënuar për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

February 23, 2026
Vendimi i Kushtetueses për rregulloren e Kuvendit, reagon Balla

Vendimi i Kushtetueses për rregulloren e Kuvendit, reagon Balla

February 23, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

February 23, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 23, 2026
Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

February 23, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

February 23, 2026
Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

February 23, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

February 23, 2026
Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

February 23, 2026
Horoskopi mujor korrik 2023: Ja shenjat më me fat

Fundi i shkurtit me turbulenca në marrëdhënie, financa dhe rikthim i së kaluarës! Parashikimi i horoskopit javor nga Chrysanthi Kalogeri

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In