• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bankers 100 mln USD humbje në 2014, AKBN nuk i njeh 303 mln USD shpenzime

by
11/08/2015 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bankers 100 mln USD humbje në 2014, AKBN nuk i njeh 303 mln USD shpenzime

 

Kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, Bankers Petroleum ka publikuar bilancin e saj për vitin 2014. Sipas të dhënave, qarkullimi vjetor i kompanisë  (i rakorduar me deklarimet tatimore PDF për efekt të TVSH-së) ishte 67.3 miliardë lekë, me një rënie fare të lehtë në raport me 67.7 miliardë lekë një vit më parë.

Kompania ka rritur shitjet brenda vendit nga 2.8 në 8.4 miliardë lekë, megjithatë, shitjet kryesore i ka shënuar përmes eksporteve, ku ka gjeneruar 53 miliardë lekë.

Bankers ka paguar 9 miliardë lekë rentë minerare në 2014, nga 9.8 miliardë lekë një vit më parë.

Kompania ka raportuar humbje fiskale prej 12.5 miliardë lekësh në 2014-n (rreth 100 mln USD), nga rreth 19.4 miliardë lekë që ishte humbja fiskale e një viti më parë. Që prej fillimit të aktivitetit, kompania nuk ka dalë asnjëherë më fitim, që sipas marrëveshjes koncesionare do të duhet të tatohej me 50%. (Rezultati tatimor i shoqërisë nuk llogaritet sipas ligjit ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ por, bazuar në marrëveshjen e Hidrokarbureve lidhur midis Albpetrol sh.a. dhe Bankers miratuar në 2004-n, sipas së cilës rezultati llogaritet pasi nga të gjitha të ardhurat të zbriten të gjitha shpenzimet operative dhe kapitale të bëra nga nënkontraktori).

Në raportin vjetor theksohet që situacioni i mbulimit të kostove (Cost Recovery Statement) përfaqëson zbritjet për tatim fitimin dhe është në përputhje me marrëveshjen hidrokarbure për licencë marrëveshjen.

Sipas raportit, Bankers ka marrë një raport nga AKBN me gjetje që mund të rezultojnë me një shumë prej 303 milionë dollarë zbritje  të situacionit të mbulimit të kostove dhe një pozicion potencial të taksueshëm për vitin 2014.

Bankers pohon se auditime të tjera rutinë nga AKBN e kanë pranuar koston për të njëjtat shpenzime të kompanisë në situacionin e mbulimit të kostove dhe bazuar në këto auditime dhe në dokumentet e aprovimit të projektit të AKBN në vitet e mëparshme, Bankers është aktualisht duke mbrojtur të gjitha kostot dhe ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e kërkuar mbështetës.

Pak ditë më parë, Dael Dervishi, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) ka pohuar për Monitor se AKBN ka konstatuar një nivel shumë të lartë të kostove që i konsideron të parregullta, pra të kryera jo në përputhje me licencë-marrëveshjen nga auditimet e kryera për 10 kompani hidrokarbure në kërkim dhe prodhim. Vlera e këtyre kostove është tepër e lartë, mbi 500 milionë dollarë llogariten kostot e parregullta, që janë shprenzime të parregullta (të fryra dhe të pajustifikuara). Për shembull për disa shërbime, që duhet të kryhen duke bërë më parë me tender të hapur, AKBN ka konstatuar që këto procedura janë evituar. Ka pasur dhe raste të tjera të ngjashme, ndërsa nuk ka pasur asnjë mekanizëm që rregullonte eficiencën e kostove./Monitor/

Next Post

Mashtronte me biletat e avionëve, arrestohet një vajzë në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga dreka, te plumbat që u morën jetën! Detaje nga ekzekutimi i çiftit në Lezhë: Mujeci, i akuzuar për vrasje

Nga dreka, te plumbat që u morën jetën! Detaje nga ekzekutimi i çiftit në Lezhë: Mujeci, i akuzuar për vrasje

April 26, 2026
Pse gjithë ky helm i shqiptarëve kundër Kadaresë dhe Qoses?

Pse gjithë ky helm i shqiptarëve kundër Kadaresë dhe Qoses?

April 26, 2026
Hoxha reagon për akuzat mbi “mesazhet”: Qëndrimet e politikës së jashtme nuk komunikohen me WhatsApp

Hoxha reagon për akuzat mbi “mesazhet”: Qëndrimet e politikës së jashtme nuk komunikohen me WhatsApp

April 26, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident me vdekje në Tiranë, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën 42-vjeçari

April 26, 2026
Presidenti Begaj mes shqiptarëve të Bostonit në SHBA: Lidhja me Shqipërinë duhet forcuar

Presidenti Begaj mes shqiptarëve të Bostonit në SHBA: Lidhja me Shqipërinë duhet forcuar

April 26, 2026
Armëpushimi dhe negociatat/ Ministri iranian: Përpjekje intensive diplomatike për të stabilizuar situatën

Armëpushimi dhe negociatat/ Ministri iranian: Përpjekje intensive diplomatike për të stabilizuar situatën

April 26, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushteti i akronimeve të frikës

April 26, 2026
Të akuzuar për vrasje, Gjykata e Shkodrës i shpalli të pafajshëm vëllezërit Mujeci! GjL e ktheu çështjen për rigjykim

Të akuzuar për vrasje, Gjykata e Shkodrës i shpalli të pafajshëm vëllezërit Mujeci! GjL e ktheu çështjen për rigjykim

April 26, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Apeli i refuzon lirimin nga burgu. Shkambi: Ngjarja ishte aksidentale

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Apeli i refuzon lirimin nga burgu. Shkambi: Ngjarja ishte aksidentale

April 26, 2026
Siguria e pallateve/ Inxhinieri Gjergj Simaku: Problemi nuk është në fasadë, por në sistem!

Siguria e pallateve/ Inxhinieri Gjergj Simaku: Problemi nuk është në fasadë, por në sistem!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In