• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bankat japin më shumë kredi, sinjal pozitiv për ekonominë

by Java News
30/04/2019 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kredia për ekonominë u rrit me 15 miliardë lekë, 120 milionë euro, në 3 muajt e parë të vitit, teksa bankat kanë financuar më shumë parà për biznesin dhe familjet. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në mars, huaja që bankat kanë dhënë për ekonominë arriti në 547 miliardë lekë, nga 532 miliardë që ishte në fund të vitit të kaluar.

Kjo është hera e parë në gati 3 vite, që kredia rritet për 3 muaj radhazi, duke shfaqur sinjale rigjallërimi pas një ngërçi të gjatë disavjeçar. Të dhënat e detajuara tregojnë se, gjatë kësaj kohe, kursi Euro-Lek ka qenë thuajse stabël dhe e gjithë rritja në stokun e kredisë ka ardhur nga disbursimi i huave të reja për sektorin privat, kryesisht kreditë për biznesin.

Prej disa vitesh, kredia për biznesin ka qenë në trajektore të qëndrueshme rënëse, duke u ulur në mënyrë të ndjeshme. Por, gjatë 3 muajve të parë të këtij viti, kredia për biznesin është rritur me 9 miliardë lekë, duke përfshirë të gjitha segmentet, veçanërisht ndërmarrjet e mesme dhe ato të mëdha.

Që pas vitit 2012, mungesa e kredive ka qenë një nga faktorët më frenues për rritjen ekonomike, teksa bizneset kanë qenë hezituese për të investuar në projekte të reja, ndërsa bankat dorështrënguara për të dhënë parà borxh, të trembura edhe nga rritja e kredive të këqija.

Por, rritja e ndjeshme e kredive në 3 muajt e parë është një sinjal shprese për thyerjen e këtij cikli të gjatë negativ. Banka e Shqipërisë thotë se është ende herët për të konfirmuar rigjallërimin e kredisë. Por, nëse ecuria pozitive e kredisë në tremujorin e parë do të konfirmohet edhe gjatë muajve në vijim, ekonomia shqiptare mund të ketë një ndihmë shtesë këtë vit, i cili është paralajmëruar si i vështirë.

/a.meta

Next Post
Vrasja e kushërinjve në Laç, vetëdorëzohet autori i 3-të i dyshuar

Vrasja e kushërinjve në Laç, vetëdorëzohet autori i 3-të i dyshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In