• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bankat, fitime të larta nga interesat e kredive

by
08/08/2015 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bankat, fitime të larta nga interesat e kredive

Edhe pse kredia në ekonomi vazhdon të tkurret, fitimi i bankave për 6 muajt e parë të këtij viti shkon në 83 milion dollarë. Kjo shifër duket deri diku paradoksale, pasi paratë që shkojnë në llogaritë e 16 bankave që operojnë në Shqipëri duhet të rriteshin nëse rritej kredidhënia, por arsyetimi është një tjetër: ngrirja e interesave bankare për ata që kanë tashmë një hua për të paguar, po mban këtë bilanc financiar të
bankave në këto nivele.

Nëse shohim tabelën e publikuar nga Banka e Shqipërisë, për rezultatet e 6­mujorit të sistemit bankar, shpenzimet e bankave të cilat klasifikohen si para që ato japin për interesin e depozitave janë 75 milion dollarë, ndërsa të ardhurat që vijnë nga kreditë shkojnë në 310 milion dollarë. Kjo diferencë duket e pabarabartë, pasi qytetarët, të cilët lenë para në banka

fitojnë një interes minimal, i cili në fund të qershorit shkoi në 1.5%, ndërsa interesat mesatarë të kredisë ishin në nivelet 9.2%. Edhe pse Banka e Shqipërisë ka ulur disa herë rresht normën e interesit të lekut, me sa duket kjo lëvizje vetëm ka shtuar fitimet e bankave, të cilat krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti i kanë shtuar ato me 53%.

Qëllimi kryesor në lëvizjet monetare që bëri Banka Qendrore ishte ulja e kostove të kredisë, por në fakt ulja e normës së interesit uli përqindjen që marrin qytetarët nga kursimet e tyre në banka.

Next Post

Qytetet më të rrezikshme të botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com