• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Banka Shqipërisë kërkon të ulë sërish normën bazë të interesit në 1.5 %

by Java News
06/04/2016 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë pritet ta ulë sërish normën bazë të interesit, në një përpjekje të re për të nxitur ekonominë dhe luftuar rënien e çmimeve. Top Channel ka mësuar se, stafi ekzekutiv i bankës do t’i propozojë Këshillit Mbikëqyrës të miratojë një tjetër ulje me 0.25 pikë përqindjeje të normës, duke e zbritur atë në minimumin e ri historik prej 1.5 për qind.

Burime konfidenciale bëjnë të ditur se, vendimi për uljen e normës është debatuar gjatë mes menaxhimit ekzekutiv të bankës dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Këta të fundit kanë pasur rezerva dhe nuk kanë qenë plotësisht të bindur, nëse norma duhej ulur më tej.

Por në fund, varianti triumfues pritet të jetë ai i lehtësimit të mëtejshëm të politikës monetare dhe gjasat janë që, në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli të miratojë uljen e normës në 1.5 për qind.

Një faktor i rëndësishëm në bindjen e Këshillit ka qenë dhe rekomandimi i FMN-së. Si rrallëherë më parë, në deklaratën zyrtare pas misionit të fundit, FMN i ka kërkuar haptazi Bankës së Shqipërisë të ulë më tej normën bazë për të mbështetur ekonominë, lehtësuar konsolidimin fiskal dhe për të mos lejuar rënien e ekonomisë në deflacion.

Ulja e pritshme e së mërkurës është e 15-a me radhë, çfarë përbën një tjetër rekord historik. Përmes kësaj mase, Banka e Shqipërisë synon t’i japë impulse të reja ekonomisë, duke ulur kostot e kredive për të inkurajuar konsumin dhe investimet e reja. TCh

Next Post

E shtuna referendare e PS, votojnë rreth 82 mijë persona në 383 qendra votimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

March 16, 2026
Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

March 16, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

March 16, 2026
Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

March 16, 2026
Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In