• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Banka në SHBA transferon gabimisht $1,000,000,000/ Mund të marrë mbrapsht vetëm gjysmat

by Ardit Rada
17/02/2021 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse keni kaluar një ditë të vështirë në punë, atëherë mund të ngushëlloheni se ka edhe më keq.

Një zyrtar i bankës amerikane Citibank ka miratuar disa muaj më parë transferimin e gabuar të rreth 1 miliardë dollarëve, dhe gjykata ka thënë se istitucioni mund të marrë mbrapsht vetëm gjysmën e tyre.

Një gjykatë vendore amerikane tha se megjithse kuptohet që është “një nga gafat më të mëdha në historinë e banakave” institucioni nuk mund të pretendojë kthimin e të gjithë parave të dërguara gabimisht te kompania huadhënëse kozmetike Revlon.

Citibank është ndërmjetëse e huave për Revlon, dhe po tentonte të dërgonte te partnerja e saj $8 milionë në pagesa interesi, raporton CNN.

Por në vend të kësaj shume ata paguan 100-fishin e saj, duke përfshirë dhe $175 milionë për një grup financiar.

Në total paratë e dërguara arrinin në $900 milionë.

Problemi u pikas një ditë më vonë kur u shpërnda alarmi për rekuperimin e parave, por ishte tepër vonë për të marrë të gjithë shumën.

Në gusht Citibank ngriti padi për rikthimin e parave nga 10 kompani konsulence investimesh.

Revlon refuzoi të kthejë shumën duke argumentaur se janë dërguar qëllimisht, dhe kjo mbrohet nga ligji bankar në New York.

Ata thonë se paratë janë saktësisht aq sa banka Citibank u detyrohet në total, por huaja ende nuk është maturuar.

Dokumenti i gjykatës thotë: “Të besosh se Citibank, një nga institucionet më të sofistikuara financiare në botë, të bëjë një gabim që nuk është kryer kurrë më parë, në një shumë prej rreth $1 miliardë — do të ishte thuajse irracionale”.

Ndërsa Benjamin Finestone, përfaqësues i dy grupeve huadhënëse Brigade e HPS Investment Partners, tha: “Ne jemi shumë të lumtur me vendimin e gjykatësit [Jesse] Furman dhe argumentimin e tij të detajuar”.

Në gjykatë u diskutuan gjithashtu dhe disa biseda të brendshme të punonjësve të HPS ditën ku u bë gabimi. Një prej tyre, DFREY5 tha: “Më vjen keq për atë personin që me një të rënë të gishtit bëri një pagesë të gabuar prej $900mln, nuk është një lëvizje e zgjuar për karrierën …

Kurse JRABINOWIT12 shkruante: “Duket se ata duhet të kërkojnë njerëz të tjerë për operacionet e tyre”.

Kompanitë marrëse janë ndaluar të shpenzojnë paratë deri në mbylljen e procesit te apelit./a.p

Next Post
Çlirim Gjata: Jo thjesht ndryshime, do të hartojmë Kushtetutë të re! Senat ose President nga populli

Çlirim Gjata: Jo thjesht ndryshime, do të hartojmë Kushtetutë të re! Senat ose President nga populli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com