• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

Marrëveshja parashikon 20 milionë euro linjë kreditimi, me një 10% stimul granti

by A R
12/05/2026 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të martë, 12 maj, u nënshkrua marrëveshja për linjën e re të financimit ndërmjet Bankës Europiane të Investimeve dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, për të mbështetur bizneset e vogla e të mesme shqiptare në inovacion, digjitalizim, teknologji dhe investime të gjelbra.

Kjo marrëveshje parashikon 20 milionë euro linjë kreditimi, shoqëruar me një 10% stimul granti.

Kryeministri Edi Rama ishte prezent në këtë moment me rëndësi për ekonominë shqiptare, ku ritheksoi faktin se Bashkimi Europian mbetet i vetmi “shteg” për vendin tonë.

“Jam vërtet i lumtur që më në fund të mirëpres presidenten, më në fund ja dole pas ca kohësh!”, tha në nisje të fjalës së tij për Nadia Calviño, Presidenten e Bankës Europiane të Investimeve.

“Për ne është shumë e rëndësishme mbështetja e njerëzvë që i besojnë sipërmarrjes së lirë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë partnerët tanë më të rëndësishëm në krijimin e vendeve të punës, për të mbështetur familjet dhe për të krijuar hapësirë për të rinjtë që të rriten”, shtoi kreu i qeverisë.

Nuk la pa përmendur integrimin europian.

“Nuk ka alternativë përkundrejt lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës. Shqipëria kurrë nuk ka pasur një plan B, nuk i ka hedhur sytë në një drejtim tjetër sepse kemi mësuar se çdo plan B apo C është pa liri dhe barazi para ligjit. Nuk duam as ta çojmë nëpër mend që mund të kthehemi në atë kohë!”

Për Ramën, BE ofron njohuri plotësisht unikale.

“Keni të drejtë që besoni te ne apo kur merrni me rezerva disa stereotipe që ende gjallojnë për ne. Ka ende rrugë derisa të bëhemi pjesë, por ndërkohë jemi krenarë që kemi bërë gjëra që kanë ndryshuar marrëdhënien midis individit dhe shtetit, duke transformuar shërbimet tona në një platformë të mirëfilltë digjitale të qeverisjes. U kemi dhënë mundësi qytetarëve ta marrin shërbimin duke klikuar nga telefonat e tyre celularë, kudo që janë, në Shqipëri e botë.”

“I jam shumë mirënjohës edhe Bankës Intesa Sanpaolo dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar, që mesa duket e morën seriozisht kërkesën time për të investuar në kulturë. Kemi nevojë sepse është ajo që na lidh thellësisht me Europën. Na bën të kuptojmë pse Europa është diçka që ia vlen të luftohet”, përfundoi numri një i kabinetit.

Next Post
“Pro Palestinës”, si “kthesa diplomatike” e Londrës nxiti zemërimin e Izraelit

Starmer nuk largohet: Jeni të frustruar por kemi kundërshtar të rrezikshëm

Comments 1

  1. Lili Bujari says:
    5 months ago

    Do hyjmë në BE me 100-120€ që marrin në muaj pensionistët..
    More gangster;A e di ti se kërcënimi i popullit shqiptar me Gogolin e Urisë quhet ndryshe edhe:Krim Kundër Njerëzimit sipas OKB-SË?!Partia Socialiste nuk na përfaqëson më..
    Ajo është kthyer në një parti gangsterësh,ku oligarkët kanë marrë në dorë të gjitha pasuritë kombëtare! Turp të kenë edhe mediat që nuk pasqyrojnë këtë realitet të hidhur por edhe të tmerrshëm…ku Shqipëria jonë e dashur nuk do të ekzistojë më…por do të ketë emrin e “Çifutëve të bardhë”, pasi ky kriminel,me Emrin Edi Rama i’a ka falur, falur çdo cep të Shqipërisë këtyre kriminelëve Izraelitë që kanë bërë genocid në Gaza,kanë pushtuar: Sirinë,Libanin,Palestinën kërkojnë me çdo kusht zhdukjen nga faqja et dheut të Iranit dhe krimineli Edi Rama flet në emër të popullit shqiptar dhe puthet me Netanjahun të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës,si : Kriminel Lufte! Mallkuar qofsh o Tradhtar i Shqipërisë Mos gdhifsh nesër…e t’u shifrën fara….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

September 30, 2026
Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

September 30, 2026
Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

September 30, 2026
Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite -

Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite –

September 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 Tetor 2026

September 30, 2026
Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

September 30, 2026
Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

September 30, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Rama: Jo arrest me burg për dënime nën 5 vite. Masë për gjyqtarët që kopjojnë argumentet e prokurorit

September 30, 2026
Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com