• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Banka e Shqipërisë në alarm: Kujdes nga monedha virtuale

by A R
13/07/2017 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri po përhapet praktika e përdorimit të një valute elektronike, të quajtur Bitcoin (BTC). Në vendin tonë tashmë është krijuar grupi i investimit në Bitcoin, me përfaqësues të të cilit mund të vihet në kontakt kushdo fare lehtë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Personi që administron grupin u jep dy mundësi operimi, përkundrejt pagesës cash ose duke bërë blerje direkte në internet, ndërsa pas lajmeve që po qarkullojnë ka reaguar Banka e Shqipërisë mbi rreziqet në lidhje me përdorimin e parasë virtuale.

Banka e Shqipërisë deklaron se kuadri ligjor në fuqi dhe ai rregullator i Bankës së Shqipërisë nuk e parashikon kryerjen e një veprimtarie të tillë në Shqipëri, ndërsa nuk ka licencuar asnjë subjekt.

“Banka e Shqipërisë nuk ka licencuar asnjë subjekt financiar në veprimtarinë e të cilit të përfshihet përdorimi i monedhave virtuale. Për rrjedhojë, çdo shoqëri e cila përfshihet në këtë aktivitet në Republikën e Shqipërisë nuk është e licencuar, e për rrjedhim aktiviteti i saj nuk i nënshtrohet kuadrit rregullues dhe atij mbikëqyrës nga ana e Bankës së Shqipërisë” deklaron BSH.

Çfarë është Bitcoin?
Bitcoin është një formë e re paraje, një monedhë dixhitale e decentralizuar, që nuk kontrollohet nga askush, nuk e nxjerr asnjë bankë qendrore dhe mund të përdoret nga të gjithë.

Bitcoin prodhohen gjatë një procesi që quhet “gërmim”, duke përdorur një program kompjuteri falas, që mund ta shkarkojë kushdo. Programi u krijua në vitin 2009 nga një person me pseudonimin “Satoshi Nakamota”, identiteti i të cilit nuk dihet. Për momentin ekzistojnë rreth 11 milionë

Bitcoin, por numri i tyre është i kufizuar. Numri maksimal arrin në 21 milionë dhe kjo ssai mendohet të arrihet në vitin 2140.

Për çfarë mund të përdoret Bitcoin?
Për të transferuar para në çdo vend të botës, duke shmangur tarifat e kompanive që transferojnë lekët. Transfertat e Bitcoin janë falas dhe nuk ka kufizim se sa mund të transferosh Nëse zotëron bitcoin, mund të blesh mallra online me çmim shumë herë më të ulët se çmimi në euro apo dollar.

Si mund të marrësh Bitcoin?
Së pari, mund të shkarkosh programin dhe të prodhosh vetë Bitcoin. Por, sa më shumë njerëz ta përdorin programin, aq më pak Bitcoin do të përfitojë secili. Me një kompjuter të zakonshëm prodhon 0.03 Bitcoin në muaj. Por, mund t’i blesh edhe online. Ka disa markete online në të cilët mund të blesh Bitcoin, vetëm se procesi i regjistrimit është i gjatë dhe i komplikuar. Gjithashtu, mund të blihen me para në dorë. Transaktionet kryhen në internet.

DEKLARATË PËR SHTYP nga BSH: Mbi rreziqet në lidhje me përdorimin e parasë virtuale
Duke marrë shkas nga interesimi mediatik dhe nga ai i publikut të gjerë më në veçanti, në lidhje me blerjen, zotërimin apo tregtimin e mundshëm të parave virtuale, të tilla si BITCOIN, Banka e Shqipërisë e gjen me vend të sjellë në vëmendjen e opinionit publik se kuadri ligjor në fuqi dhe ai rregullator i Bankës së Shqipërisë nuk e parashikon kryerjen e një veprimtarie të tillë në Shqipëri.

Banka e Shqipërisë nuk ka licencuar asnjë subjekt financiar në veprimtarinë e të cilit të përfshihet përdorimi i monedhave virtuale. Për rrjedhojë, çdo shoqëri e cila përfshihet në këtë aktivitet në Republikën e Shqipërisë nuk është e licencuar, e për rrjedhim aktiviteti i saj nuk i nënshtrohet kuadrit rregullues dhe atij mbikëqyrës nga ana e Bankës së Shqipërisë.

Si pasojë, në kushtet e mungesës së rregullave që do të disiplinonin aktivitetin financiar dhe mbikëqyrjen e tyre, veprimtaria e këtyre subjekteve karakterizohet nga një shkallë e konsiderueshme rreziku dhe pasigurie, pa garanci të plota për mbrojtjen e klientëve nga humbja në investim. Nisur nga ky këndvështrim, përfshirja e çdokujt në këtë lloj veprimtarie mbetet një veprim në përgjegjësinë individuale të çdo personi që e ndërmerr atë.

Të gjithë faktorët relevantë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Autoritetin Bankar Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane, janë duke punuar intensivisht për të vlerësuar të gjithë problematikën që lidhet me paranë virtuale, me qëllim rregullimin dhe mbikëqyrjen adekuate të saj.

Autoriteti Bankar Evropian, si autoriteti kompetent dhe i pavarur për të garantuar rregullim dhe mbikëqyrje të kujdesshme të sektorit bankar evropian me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar, në fund të vitit 2013 publikoi¹ rreziqet me të cilat do të përballen konsumatorët kur blejnë, mbajnë ose tregtojnë monedhat virtuale.

Po kështu, dhe Banka Qendrore Evropiane është ndalur në këtë problem dhe ka theksuar në publikimet² e saj se asnjëherë nuk duhet vënë shenja e barazisë midis parasë virtuale dhe parasë elektronike. Ndërsa kjo e fundit është aktivitet i rregulluar ligjërisht dhe i mbikëqyrur sikurse dhe ne Shqipëri, paraja virtuale është një aktivitet tërësisht jashtë syrit dhe kontrollit të autoriteteve.

Banka e Shqipërisë sjell në vëmendjen e publikut shqiptar nevojën për një ndërgjegjësim sa më të plotë të këtij të fundit mbi rreziqet që shoqërojnë këtë lloj veprimtarie. Për këtë qëllim, më poshtë po rendisim një listë me ato më kryesoret, që e shoqërojnë:

Së pari, vlera e monedhave virtuale të tregtuara apo investuara në platformat përkatëse të këmbimit nuk është e garantuar dhe është mjaft e paqëndrueshme. Vlera e monedhave mund të manipulohet duke bërë që investuesi të përballet me një humbje të konsiderueshme jashtë kontrollit të tij. Gjithashtu, ka një mundësi të madhe që si pasojë e mungesës së likuiditetit të kundër palës, të mos mundësohet asnjëherë konvertimi i monedhës virtuale sërish në monedhë konvencionale (fiat).

Së dyti, këmbyesit e parasë virtuale janë shoqëri të panjohura, të parregulluara apo regjistruara në një juridiksion të caktuar. Për rrjedhojë, kushdo që investon paratë e tij në monedhë virtuale të këmbyera nga këto shoqëri, do të përballet me rrezikun e humbjes si rrjedhojë e problemeve të natyrave të ndryshme që ato mund të shfaqin.

Së treti, për sa kohë platformat janë vetëm virtuale dhe pa mundësi enkriptimi, ato janë mjaft të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike. Në këto kushte, investimi bëhet i pasigurt dhe ai mund të sulmohet në çdo kohë nga hackers dhe të humbasë përgjithmonë, pa pasur mundësi rikuperimi. Kjo, përsa kohë nuk ka asnjë mundësi mbulimi apo mbrojtjeje, siç është për shembull fondi i sigurimit të depozitave në banka.

Së katërti, për sa kohë investimi në këto monedha ka anonimat, ai mund të përdoret nga individë të caktuar edhe për të mundësuar aktivitete të jashtëligjshme si pastrim parash, financim terrorizmi apo kontrabandë mallrash të paligjshme.

Së pesti, me kërkesë të skemës së monedhës virtuale, nevojitet që personat të bëjnë identifikimin e tyre në platformat elektronike, si për shembull nëpërmjet skanimit të pasaportës, të retinës apo të gjurmëve të gishtërinjve. Aplikimi i këtyre mënyrave të identifikimit nga ana e programit (IT softëare) nuk janë subjekt i ligjeve dhe rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale apo të standardeve të sigurisë. Për rrjedhojë, nuk ka asnjë garanci që këto kredenciale do të administrohen në mënyrë të sigurt për të shmangur vjedhjen apo keqpërdorimin e tyre.

Për gjithë sa më sipër, i bëjmë apel publikut shqiptar që të tregohet i matur dhe i përgjegjshëm në administrimin e kursimeve apo likuiditeteve të lira që zotëron. Ai duhet t’i orientojë investimet drejt produkteve dhe instrumenteve financiare të ofruara nga institucione të licencuara dhe të mbikëqyrura nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Banka e Shqipërisë, duke mirëkuptuar transformimin e madh që vjen nga teknologjia e informacionit, shpreh angazhimin e saj për të informuar në vazhdimësi publikun shqiptar në lidhje me risitë e parasë virtuale, si dhe rregullimin dhe administrimin e rreziqeve që shoqërojnë këtë produkt, /b.d

Next Post
FOTO/ Takimi i kritikëve anti-Basha në Durrës, Patozi: Bashkë për të ringritur PD-në

FOTO/ Takimi i kritikëve anti-Basha në Durrës, Patozi: Bashkë për të ringritur PD-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jeff Bezos ble 30% të aksioneve të Liverpool, klubi anglez e konfirmon: Marrëveshja me vlerë 1.65 miliardë paund

Jeff Bezos ble 30% të aksioneve të Liverpool, klubi anglez e konfirmon: Marrëveshja me vlerë 1.65 miliardë paund

August 14, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Tërmeti godet edhe Greqinë, panik te banorët! Ja sa ishte forca dhe epiqendra e lëkundjeve

August 14, 2026
Zjarret në Tiranë, ja çfarë lanë pas flakët në Lundër dhe Priskë! Hektarë të shkrumbuar dhe pasoja, pamjet me dron (VIDEO)

Zjarret në Tiranë, ja çfarë lanë pas flakët në Lundër dhe Priskë! Hektarë të shkrumbuar dhe pasoja, pamjet me dron (VIDEO)

August 14, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministri Nufi: Aksion pa ndërprerje nga toka e ajri, 274 forca dhe 5 mjete ajrore! Siguria e qytetarëve, prioritet

Harta e zjarreve, ministri Nufi bën bilancin: Operacione në 4 zona, s’ka rrezik për banesat dhe jetët e qytetarëve!

August 14, 2026
VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti apokaliptik në Kolumbi, mbi 130 të vdekur dhe 570 të plagosur! Shpallet gjendja e katastrofës

Banka Botërore i dërgon Kolumbisë 200 milionë dollarë ndihmë pas tërmetit katastrofik, mbi 265 të vdekur!

August 14, 2026
VIDEO/Katastrofë natyrore në Japoni, të paktën 6 të vdekur nga stuhitë dhe përmbytjet, evakuohen mbi 230 mijë persona!

VIDEO/Katastrofë natyrore në Japoni, të paktën 6 të vdekur nga stuhitë dhe përmbytjet, evakuohen mbi 230 mijë persona!

August 14, 2026
VIDEO/ Thatësira e zgjatur në Romë zbulon urën e Neronit mbi Tiber! Shikoni pamjet

VIDEO/ Thatësira e zgjatur në Romë zbulon urën e Neronit mbi Tiber! Shikoni pamjet

August 14, 2026
Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës dhe heroinës në Torino, arrestohen 2 shqiptarët! Ja çfarë u sekuestrua

Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës dhe heroinës në Torino, arrestohen 2 shqiptarët! Ja çfarë u sekuestrua

August 14, 2026
Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvendin e Kosovës?

Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvendin e Kosovës?

August 14, 2026
“Reagime histerike dhe jo realiste”- Ambasadori shqiptar në Britani për sulmet e Farage dhe politikanëve të krahut të djathtë: Ndalni gjuetinë ndaj shqiptarëve!

“Reagime histerike dhe jo realiste”- Ambasadori shqiptar në Britani për sulmet e Farage dhe politikanëve të krahut të djathtë: Ndalni gjuetinë ndaj shqiptarëve!

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com