• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Banka e Shqipërisë marrëveshje me Bankën Europiane të Investimeve për financat e gjelbra! Sejko: Fillimi i transformimit të sistemit financiar

by S T
23/01/2025 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Evropiane të Investimeve për zhvillimin e financave të gjelbra dhe për të mbështetur rritjen ekonomike të qëndrueshme në Shqipëri.

Kjo marrëveshje, pjesë e Programit për Sistemet Financiare të Gjelbra të BEI-së, synon të forcojë qëndrueshmërinë e sistemit financiar shqiptar, duke integruar rreziqet klimatike në kuadrin rregullator dhe duke e përgatitur Shqipërinë për harmonizimin me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u ndal në disa pika të rëndësishme që lidheshin me një analizë në sektorin bankar, teksa tha se Banka e Shqipërisë ka qenë dhe vazhdon të jetë në krye të përpjekjeve për të integruar financat e gjelbra dhe për të ndërtuar një sistem financiar që përballon sfidat klimatike.

Sipas tij strategjia e Gjelbër Afatmesme, e miratuar në 2023, është një reflektim i këtij përkushtimi dhe një udhërrëfyes për arritjen e objektivave tanë në këtë kuadër.

“Gjatë vitit 2024, kemi ndërmarrë disa nisma të rëndësishme që dëshmojnë angazhimin tonë konkret, përfshirë analizën e ekspozimit të sektorit bankar ndaj rreziqeve klimatike, e cila ka ndihmuar në identifikimin e rajoneve dhe sektorëve më të prekur, si dhe hartimin e Udhëzuesit për Menaxhimin e Rreziqeve Klimatike, i cili krijon një kornizë të qartë për bankat që t’i integrojnë këto rreziqe në sistemet e tyre të menaxhimit të rrezikut.

Këta janë hapa tejet të rëndësishëm drejt një kuptimi më të thellë të ndikimit të klimës në sektorin financiar dhe drejt zhvillimit të masave të përshtatshme për të adresuar sfidat e së ardhmes. E megjithatë, ato janë vetëm fillimi i një procesi më të gjerë për transformimin e sistemit tonë financiar. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me partnerë strategjikë ndërkombëtarë është jetik. Bashkëpunimi me Bankën Evropiane të Investimeve është thelbësor për të avancuar në tranzicionin tonë të gjelbër”, tha Sejko.

I pranishëm ishte edhe zëvendëspresidenti i EIB-së, Robert de Groot, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, i cili u shpreh se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon një gur themeli në bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë.

“Në kuadër të Programit të Sistemeve Financiare të Gjelbra të BEI-t, synojmë të krijojmë një mjedis financiar të favorshëm që do të kontribuojë dhe mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për kalimin në një ekonomi të gjelbër, do të ndihmojë në arritjen e objektivave të saj ambiciozë për reduktimin e emetimeve, do të mbështesë masat e përshtatjes dhe forcojë qëndrueshmërinë e vendit. Si banka e klimës e BE-së dhe një prej investitorëve më të mëdhenj në financat e gjelbra, presim me padurim të shohim ndikimin pozitiv që ky bashkëpunim do të ketë në zhvillimin ekonomik të vendit, qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë e tij, në rrugën e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha ai

Ndërkohë, shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Hubert Perr, theksoi se Bashkimi Evropian në Shqipëri po mbështet forcimin e partneritetit ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), banka e klimës e BE-së.

“Nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes për zhvillimin e sistemeve financiare të gjelbra në Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në përafrimin e vendit me Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së dhe agjendën e saj për financat e qëndrueshme, e cila është gjithashtu pjesë e procesit të integrimit dhe negociatave të Shqipërisë me BE-në. Shpresojmë që ky program do të hapë mundësi të reja financimi dhe të nxisë investime të gjelbra midis kompanive shqiptare, duke i ndihmuar ato të adoptojnë strategji tranzicioni për të zbutur rreziqet klimatike. Si rezultat, kjo do të sjellë rritje ekonomike të qëndrueshme dhe rezistente ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri. Kjo është në përputhje me përpjekjet më të gjera të BE-së në Shqipëri për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë, veçanërisht përmes Planit të Rritjes së BE-së”, vuri në dukje ai.

Marrëveshja përfshin zhvillimin e një taksonomie të gjelbër për klasifikimin e aktiviteteve ekonomike të qëndrueshme dhe mbështetjen e bankave për të mobilizuar fonde drejt projekteve të gjelbra, si dhe ndërtimin e kapaciteteve për menaxhimin e rreziqeve klimatike dhe përgatitjen e sektorit financiar për të zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare në financat e qëndrueshme.

Kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi financiar që mbështet tranzicionin drejt një ekonomie të gjelbër dhe të qëndrueshme. Ajo ofron një bazë solide për forcimin e kapaciteteve të sektorit financiar shqiptar, ndërsa krijon mundësi për investime që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e rreziqeve klimatike. Për më tepër, ajo pasqyron rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të harmonizuar praktikat me standardet më të mira ndërkombëtare, duke i hapur rrugën Shqipërisë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të sigurt.

Next Post
Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Aleks Soros poston foto me Ramën: Shqipëria e para nga të gjitha!

Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Aleks Soros poston foto me Ramën: Shqipëria e para nga të gjitha!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Tragjedia në Roskovec, ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e Refit Buzit

July 24, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

T’u flasësh “Flamingove” që të dëgjojnë socialistët!

July 24, 2026
Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

July 24, 2026
“Sherri pas bllokimit të një automjeti”, hetimet per dhunën ndaj policit në Shkodër, një pistë janë Bajrat

“Sherri pas bllokimit të një automjeti”, hetimet per dhunën ndaj policit në Shkodër, një pistë janë Bajrat

July 24, 2026
“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

July 24, 2026
Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

July 24, 2026
Nuk nisin ende pushimet për deputetët! Peleshi firmos urdhrin e ri, cakton ditën e hënë seancë plenare! Zbardhet rendi i ditës

Nuk nisin ende pushimet për deputetët! Peleshi firmos urdhrin e ri, cakton ditën e hënë seancë plenare! Zbardhet rendi i ditës

July 24, 2026
Përgjigjja ime për “flamingot”

Përgjigjja ime për “flamingot”

July 24, 2026
6 gushti, seancë konstituive/ Analisti: Plani i Kurtit nuk është që të qeverisë, por të ndryshojë Republikën e Kosovës

6 gushti, seancë konstituive/ Analisti: Plani i Kurtit nuk është që të qeverisë, por të ndryshojë Republikën e Kosovës

July 24, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Nga humbja e besimit te Besa

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In