Banka e Shqipërisë bëri të ditur se shkalla e kredive me probleme gjatë muajit Shtator ka rënë përsëri, duke zbritur në nivelin 20.2%, nga 21% që kishte qenë në fund të muajit Gusht.
Kjo rënie e raportit të kredive me probleme besohet të jetë kryesisht efekt i pakësimit të stokut të kredive të këqija, falë rikthimit ose fshirjes së tyre. Fitimi progresiv i sistemit bankar për 9-mujorin ka prekur vlerën e 11.6 miliardë lekëve, në rritje të mëtejshme nga 8 mujori dhe në nivele më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në raport me 9-mujorin e vitit 2014, fitimi i sistemit bankar rezulton në rritje me 33% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
ATSH