• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Banka e Shqipërisë do të rishikojë mënyrën e menaxhimit të kredive me probleme

by A R
03/11/2025 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë po përgatit rishikimin e plotë të kuadrit të administrimit të rrezikut për sektorin bankar, për ta përshtatur atë me standardet e reja dhe me praktikën e ndjekur nga institucionet mbikëqyrëse europiane.

Në raportimin e tij për Kuvendin e Shqipërisë javën e kaluar, Guvernatori, Gent Sejko, tha se këto ndryshime do të bëhen edhe në kuadër të ndryshimit të raportimit financiar për qëllime mbikëqyrjeje, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).

Ndryshimi më thelbësor do të lidhet me mënyrën e llogaritjes së provigjioneve ose fondeve rezervë për humbjet nga kreditë. Aktualisht, sipas kuadrit rregullator që aplikon Banka e Shqipërisë, klasifikimi i kredive me probleme dhe i provigjioneve që llogariten për to bëhet kryesisht bazuar në vonesat kohore në shlyerjen e tyre.

Sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, klasifikimi i kredive dhe llogaritja e provigjioneve mbështetet mbi analizën e gjendjes financiare dhe aftësive të pritshme paguese të huamarrësit. Gjithashtu, IFRS-të mundësojnë edhe zbritjen e vlerës së kolateralit nga humbja e pritshme, duke çuar përgjithësisht në vlera më të ulëta të shpenzimeve për provigjione.

Sipas informacioneve nga Banka e Shqipërisë, pritet që drafti i rregullores së re të jetë gati brenda këtij viti.

Përdorimi i një standardi të dyfishtë të raportimit financiar prej vitesh është një shqetësim për sektorin bankar në Shqipëri. Aktualisht, bankat raportojnë për publikun, administratën tatimore dhe palët e tjera të interesit sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), që janë standardi i përcaktuar me ligj për këtë kategori biznesi. Por, ato raportojnë paralelisht edhe sipas standardeve lokale të Bankës së Shqipërisë, për qëllime të mbikëqyrjes bankare.

Nëpërmjet Shoqatës së Bankave, bankat tregtare i kanë përcjellë disa herë Bankës së Shqipërisë me këmbëngulje kërkesën për të kaluar në një sistem raportimi unik, sipas standardit ligjor, IFRS. Në fakt, unifikimin e raportimit të bankave sipas standardeve IFRS, edhe për qëllime të mbikëqyrjes ka qenë në planet e Bankës së Shqipërisë prej shumë vitesh, por procesi ka kaluar në disa shtyrje.

Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë ku raportimi financiar për qëllime të mbikëqyrjes bëhet sipas një standardi të veçantë lokal.

Përveç nevojës për një raportim të dyfishtë, që përbën kosto shtesë, problemi kryesor që kanë bankat është natyra tejet konservatore e standardeve lokale të mbikëqyrjes.

Standardet lokale që aplikohen nga Banka e Shqipërisë kanë një qasje më të ngurtë dhe konservatore sidomos në klasifikimin e kredive me probleme, në llogaritjen e provigjioneve dhe në njohjen e teknikave për zbutjen e rrezikut të kredisë. Kjo bën që në shumicën e rasteve fitimet e bankave sipas standardeve lokale të jenë më të ulëta krahasuar me ato që llogariten sipas IFRS-ve.

Megjithëse standardi ligjor i raportimit janë IFRS-të, standardet e Bankës së Shqipërisë janë përcaktuese për sa i takon parametrave rregullatorë që bankat duhet të përmbushin, duke filluar nga treguesi kyç i mjaftueshmërisë së kapitalit.

Rrjedhimisht, edhe fitimi efektiv që bankat mund të shpërndajnë si dividend për aksionarët bëhet bazuar mbi standardet lokale të mbikëqyrjes./Marrë nga Monitor

Next Post
Ministria e Brendshme italiane bën gati listën me emigrantët që do vijnë në Gjadër, mes tyre edhe shqiptarë

Analizë| Dështimi i qendrave për emigrantët në Shqipëri, kush po e paguan faturën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In