Banka e Shqipërisë do të ofrojë injektim të likuiditetit në sistemin bankar deri në fund të marsit 2021.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, “politika monetare do të vijojë të mbetet lehtësuese gjatë gjithë horizontit të parashikimit”.
Sipas BSH-së, forma aktuale e operacioneve të injektimit të likuiditetit do të jetë përmes ankandeve dhe marrëveshjeve të riblerjes.
Ndërkohë shifrat e publikuara në muaji tetor 2020 tregojnë rritje të ndjeshme të injektimit të likuiditetit në tremujorin e dytë të vitit 2020.
Sipas BSH-së, injektimi mesatar ditor ishte 33.6 miliardë lekë, nga 26.9 miliardë lekë që kishte qenë në tremujorin e dytë të vitit 2019.
/a.r