• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Banka Botërore: Shqipërisë i duhen 10 vjet dhe rritje ekonomike 4% për të zhdukur mjerimin

by Java News
25/12/2016 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Botërore vlerëson se Shqipërisë do t’i duhen të paktën edhe 10 vjet me rritje ekonomike 4% për të zhdukur varfërinë ekstreme. Banka vlerëson se në Shqipëri janë të paktën 31 mijë vetë që jetojnë me më pak se 120 lekë në ditë.

Standardi ndërkombëtar i vendosur nga Banka Botërore për varfërinë ekstreme është niveli i të ardhurave 1.9 dollarë në ditë për person. Por, kjo shifër është e shprehur sipas standardit të fuqisë blerëse. Nëse kthehet në vlerë leku, në Shqipëri asaj i korrenspondon shifra 120 lekë në ditë.

Të dhënat e fundit statistikore për nivelin e varfërisë i përkasin vitit 2012. Në këtë vit, sipas Bankës Botërore, Shqipëria kishte 31 mijë persona ose 1.06 për qind të popullsisë që jetonte me më pak të ardhura se 120 lekë në ditë.

Parashikimet zyrtare të bëra nga ekspertët e bankës tregojnë se për të zhdukur përfundimisht mjerimin, Shqipërisë do t’i duhet të paktën një dekadë me rritje ekonomike rreth 4%, e cila të shpërndahet në një mënyrë të drejtë tek të gjitha shtresat e popullsisë.

Shqipëria është një vend me të ardhura të ulëta, ku një pjesë e madhe e popullisë, edhe pse nuk figuron nën nivelin e varfërisë, i ka të ardhurat vetëm pak mbi këtë nivel. Kjo shpjegon edhe faktin se pse mbi 45% e popullsisë shqiptare aktualisht jeton me më pak se 5 dollarë në ditë sipas standardit të fuqisë blerëse, që në Shqipëri përkthehet më pak se 325 lekë në ditë për person./tch/a.k

Next Post
Tërmeti 7.7 ballë shkund Kilin, frikë për një cunami

Tërmeti 7.7 ballë shkund Kilin, frikë për një cunami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com