• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Banka Botërore mbështetje Shqipërisë, miraton financimin prej 15 milionë eurosh në luftën ndaj Covid

by A R
31/07/2020 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Botërore miratoi një financim prej 15 milionë Eurosh për Shqipërinë që të ndihmojë vendin të parandalojë, zbulojë dhe të reagojë ndaj pandemisë së COVID-19 (koronavirusit) si dhe të fuqizojë sistemin kombëtar të gatishmërisë së shëndetit publik. Financimi mbulon një gamë ndërhyrjesh për të fuqizuar shërbimet e shëndetit publik dhe për të ruajtur jetët e njerëzve.

Në përgjigje të kërkesës së Qeverisë, projekti do të japë mbështetje të menjëhershme për të ndihmuar Shqipërinë të kufizojë transmetimin lokal të COVID-19.

Në njoftimin për shtyp theksohet se “në mënyrë që të ndihmojë për të zbuluar dhe parandaluar përhapjen e COVID-19, projekti do të mbështesë testime masive të popullsisë; sigurimin e pajisjeve për të fuqizuar zbulimin dhe gjurmimin e kontakteve, investime për pajisje për kujdesin shëndetësor dhe për laboratorët publikë, pajisje mbrojtëse për  personelin mjekësor, rritjen e numrit të shtretërve në kujdesin intensiv si dhe fuqizimin e  kapaciteteve për vlerësimin dhe modifikimin e kërkesave për distancimin fizik. Projekti do të trajnojë staf mjekësor për kujdesin që duhet treguar për rastet me COVID-19 dhe për parandalimin e infeksionit. Tani që Shqipëria ka hyrë në fazën komplekse të rihapjes së ekonomisë, projekti do të ndihmojë që të intensifikohet më tej komunikimi me publikun”.

Ndërsa projekti përqendrohet në fuqizimin e reagimit emergjent të sektorit shëndetësor ndaj COVID-19 (përfshirë edhe valë të tjera të pandemisë së COVID-19), në planin afatmesëm dhe afatgjatë projekti do të mbështesë përmirësimin e sistemit kombëtar të shëndetit publik. Investimet në kapacitetin e sistemit shëndetësor që lidhen me identifikimin, testimin dhe trajtimin e rasteve me COVID-19, pritet që të forcojnë në të njëjtën kohë kapacitetet e sistemit për shërbime rutinë apo për kriza të tjera shëndetësore.

“Banka Botërore qëndron në krah të popullit shqiptar në këtë krizë të paprecedentë. Do të doja të vlerësoja përkushtimin e jashtëzakonshëm të punonjësve të shëndetësisë në Shqipëri për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe inkurajoj fuqishëm qytetarët të zbatojnë distancimin social dhe masa të tjera kufizuese që synojnë të minimizojnë ndikimin e pandemisë”, tha Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë. “ Duke pasur parasysh pasigurinë e  ecurisë së pandemisë, projekti është hartuar në mënyrë që të jetë fleksibël dhe të plotësojë nevojat që do të shfaqen, ndërsa evoluojnë edhe njohuritë për epidemiologjinë e COVID-19.

Përfituesit e projektit do të jenë njerëzit tashmë të infektuar me COVID-19, qytetarët e rrezikuar, e në veçanti të moshuarit,  njerëzit me sëmundje kronike, personeli mjekësor dhe i emergjencave, ofruesit e shërbimeve në strukturat mjekësore dhe testuese, sikurse edhe agjenci të shëndetit publik të angazhuara në reagimin ndaj krizës.

Grupi i Bankës Botërore, një nga burimet më të mëdha të financimit dhe të njohurive për vendet në zhvillim po merr masa të gjera dhe të shpejta për të ndihmuar vendet në zhvillim të fuqizojnë reagimet e tyre ndaj pandemisë. “Jemi duke shtuar survejimin ndaj sëmundjes, duke përmirësuar ndërhyrjet e shëndetit publik dhe duke ndihmuar sektorin publik të vazhdojë të funksionojë dhe të mbajë hapur vendet e punës. Gjatë 15 muajve do të lëvrojmë 160 miliardë USD për mbështetje financiare për të ndihmuar vendet që të mbrojnë të varfrit dhe të cënueshmit, për të mbështetur bizneset dhe gjallëruar rikuperimin ekonomik, duke përfshirë këtu 50 miliardë USD burime të reja të IDA-s në grante ose financime me kushte të lehta”, thekson BB në njoftimin për shtyp.

/a.r

Next Post
Bombë në skenë, Irini Qirjako tregon momentin e vështirë në koncert

Bombë në skenë, Irini Qirjako tregon momentin e vështirë në koncert

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Partia Demokratike do mbledhë Këshillin Kombëtar më 27 gusht! Zbardhet dhe rendi i ditës, platforma e modernizimit dhe…

August 20, 2026
“Ka zbatuar reformat dhe përmbushur kriteret”- Plani i Rritjes, Shqipëria e para për fondet nga BE! Ngecin Kosova, Serbia e Bosnja

“Ka zbatuar reformat dhe përmbushur kriteret”- Plani i Rritjes, Shqipëria e para për fondet nga BE! Ngecin Kosova, Serbia e Bosnja

August 20, 2026
Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset Vladimir Bruçi! I ishte bërë më parë një atentat i dështuar, identifikohet autori! Policia: Shkak dyshohet…

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset Vladimir Bruçi! I ishte bërë më parë një atentat i dështuar, identifikohet autori! Policia: Shkak dyshohet…

August 20, 2026
Organizata terroriste “Brigada e Veriut”, video kërcënuese për Kosovën: Na prisni se po vijmë, gjithçka do jetë Rusi!

Organizata terroriste “Brigada e Veriut”, video kërcënuese për Kosovën: Na prisni se po vijmë, gjithçka do jetë Rusi!

August 20, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Gjuha e urrejtjes të ngarkon psikologjikisht dhe të çon drejt krimit

August 20, 2026
Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në qeli 6 truprojat e arrestuar të lokalit!

U lanë në paraburgim për dhunimin e shefit të Krimeve të Sarandës, Gjykata zbardh masat ndaj 6 truprojave të lokalit: Për 45 ditë…

August 20, 2026
Aksione nga Ksamili në Kukës! Vrasja e turistit portugez, policia vijon kërkimet për shqiptaro-amerikanin që nisi sherrin dhe pronarin e hotelit

Aksione nga Ksamili në Kukës! Vrasja e turistit portugez, policia vijon kërkimet për shqiptaro-amerikanin që nisi sherrin dhe pronarin e hotelit

August 20, 2026
EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçarit në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçarit në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

August 20, 2026
Edhe tifozët kërkojnë ‘kokën’ e Infantinos, peticion botëror për dorëheqjen e kreut të FIFA: Tradhti që s’do harrohet kurrë!

Edhe tifozët kërkojnë ‘kokën’ e Infantinos, peticion botëror për dorëheqjen e kreut të FIFA: Tradhti që s’do harrohet kurrë!

August 20, 2026
Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Kryeinspektori Sula firmos paktin me kreun e AIF: Goditje veprimtarive të paligjshme!

Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Kryeinspektori Sula firmos paktin me kreun e AIF: Goditje veprimtarive të paligjshme!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com