• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Banka Botërore mbështet reformat e qeverisë, jep 100 milionë USD për ekonominë

by Java News
14/03/2017 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore bëri të ditur se ka miratuar sot një hua prej 100 milionë USD për politikat e zhvillimit të sektorit financiar për Shqipërinë. Projekti i politikave mbështet reformat që synojnë fuqizimin e fleksibilitetit të sektorit bankar dhe të rregullave e të mbikqyrjes së institucioneve financiare jobankare në Shqipëri.

Në vijim të krizës financiare globale të vitit 2008, rritja ekonomike e Shqipërisë u ngadalësua në mënyrë të konsiderueshme duke nxjerrë në pah mungesë të theksuar të ekuilibreve makroekonomike dhe cënueshmëri më të mëdha të sistemit të shoqëruara me përshkallëzim të shpejtë të borxhit publik dhe detyrimeve të pashlyera, deficite të papërballueshme në sektorin energjetik dhe një rritje të madhe të kredive të këqija në sektorin bankar. Një sektor financiar që nuk funksionon siç duhet është një kërcënim për rritjen ekonomike dhe minon arritjet në kuadrin e reduktimit të varfërisë dhe të mirëqenies së përbashkët. Për t’iu përgjigjur kësaj situate, qeveria, në mbështetje të platformës së saj për të përshpejtuar rritjen dhe krijuar vende të reja  pune, ndërmori reforma të rëndësishme ligjore, rregullatore e mbikqyrëse për të zbutur rreziqet në sektorin financiar.

Banka Botërore ka kontribuar për fuqizimin e sektorit financiar në Shqipëri përmes disa projekteve duke përfshirë kredinë e vitit 2014 për politikat e zhvillimit për modernizimin e sektorit financiar. Ky projekt i ri çon më tej punën dhe rezultatet e projekteve të mëparshme të Bankës Botërore të kreditimit të bazuar tek politikat zhvillimore, të cilat kanë mbështetur një gamë të gjerë reformash për të rikthyer stabilitetin makro-financiar të vendit, rinisjen e rritjes ekonomike, përmirësimin e menaxhimit të financave publike dhe reformimin e sistemit të pensioneve dhe sektorit të energjisë.

“Reformat e mbështetura nga ky projekt synojnë të trajtojnë cënueshmëritë aktuale të sektorit financiar duke rritur fleksibilitetin e tij, tha Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. “Këto reforma do të krijojnë mjedisin e duhur që institucionet financiare bankare dhe jobankare të zgjerojnë kreditimin ndaj sektorit privat, e kjo si rrjedhojë do të jetë një shtysë për rritjen ekonomike.”

Projekti strukturohet rreth tre shtyllave: miratimi i masave për të reduktuar kreditë e këqija dhe për të forcuar rrjetin e sigurisë financiare; fuqizimi i rregullave, mbikëqyrjes dhe regjimeve të zgjidhjes së problemeve të bankave dhe të shoqatave të kursim – kreditit (SHKK); dhe fuqizimi i rregullave dhe mbikëqyrjes së fondeve të investimit.

Masat e ndërmarra nga qeveria dhe autoritetet e sektorit financiar, të mbështetura nga projekti i ri përfshijnë përmirësime domethënëse në kuadrin ligjor, si p.sh. një ligj i ri për falimentin, ligj për rimëkembjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, një ligj i ri për shoqatat e kursim-kreditit, amendamente të ligjit për auditimin, ligjit për sigurimin e depozitave, ligjit për ndërmarrjen e investimeve kolektive, kodit të procedurës civile dhe ligjit për përmbaruesit privatë. Disa prej këtyre reformave kyçe ishin pjesë e Planit kombëtar të veprimit për uljen e kredive të këqija, të mbështetur nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë.

Autoritetet dhe Banka Botërore janë konsultuar me një sërë grupesh interesi për masat specifike të mbështetura nga kjo Kredi për Politika Zhvillimi, duke përfshirë industrinë bankare, SHKK-të, fermerët, bizneset e vogla dhe OJQ-të. U realizuan gjithashtu disa seminare me pjesëmarrjen e profesionistëve të fushës ligjore, gjykatës, përfaqëues të shoqatave të biznesit, konsulentë e këshilltarë, ente të sektorit financiar dhe OJQ-të e advokimit.

“Këto reforma jo vetëm që zbusin rreziqet me të cilat ballafaqohet aktualisht sektori bankar, por ato sjellin ndryshime të rëndësishme që do të sjellin përfitime afatgjata për bizneset dhe veprimtaritë e kreditimit në vend”, tha Michael Edwards, Drejtuesi i Lartë Projektit në Bankën Botërore.  “Ligji i ri për falimentin, p.sh. pritet që të përmirësojë shumë efektivitetin dhe shpejtësinë me të cilat trajtohen rastet e paaftësisë paguese si dhe në përcaktimin e kufizimeve të besueshme për huamarrësit problematikë”.

Kredia për Zhvillimin e Politikave të Sektorit Financiar është një kredi me interes fiks e IBRD-së me një periudhë faljeje 8 vjeçare, dhe afat shlyerjeje prej 31 vjetësh. Që prej vitit 1991 kur Shqipëria u anëtarësua në Bankën Botërore vendi ka përfituar një total prej 90 projektesh me vlerë rreth 2.56 miliardë dollarësh amerikanë në hua të IDA-s dhe IBRD-së. Portofoli aktiv i Bankës Botërore ka dhjetë projekte me hua investimesh në zbatim e sipër, të cilat përbëjnë një angazhim me vlerë totale prej 615 milionë dollarësh amerikanë.

havanews.al /Me.Ar

Next Post
Ushtarët zviceranë do mbeten në Kosovë deri më 2020

Ushtarët zviceranë do mbeten në Kosovë deri më 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com