• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Banka Botërore: Ja pse bëjnë aksidente shqiptarët!

by Java News
11/06/2019 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpejtësia, drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit si dhe mungesa e mirëmbajtjes së automjetit janë tre nga faktorët kryesor që çojnë në aksidentet rrugorë në Shqipëri. Këto janë të dhënat e sondazhit të zhvilluar në kuadër të Projektit për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë e Rrugëve të Bazuar në Rezultate, një nismë e ndërmarrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe e bashkë-financuar nga Banka Botërore, i zbatuar nga konsorciumi NTU/Eptisa.

Një nga objektivat kryesorë të projektit është të përcaktojë dhe të rendisë prioritetet e sjelljeve të pasigurta në rrugët shqiptare me qëllim që të krijojë një fushatë ndërgjegjësimi duke u fokusuar tek grupet dhe sjelljet më të rrezikshme të përdoruesve të rrugëve.

Sa i takon metodologjisë është kryer një hulumtim i detajuar cilësor dhe sasior ku hulumtimi cilësor përfshin intervista të detajuara me palët e interesuara: përfaqësues të bashkive; kompani private; shoqëria civile si dhe ministri dhe institucione publike që kanë lidhje me sigurinë rrugore.

Analizë dytësore të databazës të aksidenteve rrugore ku përfshihen profili i viktimave të shkaktuara nga aksidentet rrugore, aksidentet rrugore për shkak të përdorimit të alkoolit dhe profili i shkelësve, kundërvajtësit kryesorë që shkaktojnë aksidente rrugore si dhe shkaqet e aksidenteve rrugore.

Ndërsa hulumtimi sasior përfshin, vëzhgime të drejtpërdrejta të shoferëve; këmbësorëve; çiklistëve dhe motoçiklistëve ku janë kryer afro  3.500 vëzhgime të drejtpërdrejta në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë. Gjithashtu janë zhvilluar sondazhe në komunitet, i zhvilluar on-line në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodra dhe Vlorë me persona mbi moshën 18-vjeç.

Në takimin e mbajtur krahas prezantimit të të dhënave u sugjeruan edhe mënyrat për përmirësimin e situatës si në drejtim të informimit të gjerë të publikut, kontrollit të zbatimit të ligjit por dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore nga pikëpamja e sigurisë. (Scan)

Next Post
Po të ishte Edi president dhe Linda Rama kryetare e PS!

Po të ishte Edi president dhe Linda Rama kryetare e PS!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In