Banka Botërore vërejti në një prezantim të fundit se të rinjtë shqiptare janë analfabetë funksionale në rreth 60%, nivel ky më i lartë se në rajon dhe padyshim edhe në vendet e tjera të BE.
Në rajon analfabetët në matematikë janë me përqindje të lartë në Malin e Zi, më pak se 60%, në Bullgari analfabetizmi në shkencat ekzakte është 42%, në Rumani 40%, në Serbi rreth 39%, në Greqi 38%, ndërsa mesatarja e vendeve të zhvilluara për këtë tregues është rreth 14 përqind.
Banka Botërore ka vërejtur fitime të ulëta për arsimin e mesëm. Niveli i pagës është i lartë për arsimin universitar krahasuar me arsimin fillor (50%), por arsimi i mesëm nuk ka përfitim në tregun lokal të punës, për shkak edhe të emigracionit të lartë.
Shqipëria ka numrin më të lartë të firmave në vendet e EJL-së (36 për qind), që raportojnë se forca e punës nuk zotëron aftësitë që ato kërkojnë.
Ndër tjera BB vëren se ka pabarazi në aksesin në arsimim, duke e kufizuar mundësinë për shumë njerëz. Të rriturit e rinj romë kanë rreth katër vite shkollim mesatarisht, krahasuar me mesataren prej 10 vitesh të fqinjëve të tyre joromë.
Ndërkohë që në shumë vende të botës, përmirësimet e qëndrueshme në tregjet e punës nxitën uljen e varfërisë dhe mirëqenien e përbashkët.
Të ardhurat nga puna përbëjnë gjysmën e të ardhurave të përgjithshme familjare, tregjet e punës luajnë rol të kufizuar në uljen e varfërisë.
Banka Botërore vëren se, cilësia e punësimit është e ulët, ndërsa shumica punojnë në bujqësi me produktivitet të ulët dhe si punëtorë familjarë të papaguar.
Monitor