• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bangladeshi i Lulzim Bashës

by Altin Ketro
09/04/2021 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Lulzim Basha ka gjetur një motiv kohët e fundit për të bërë politikë me një temë të ndjeshme të dekadave të fundit, siç janë emigrantët. Pas një takimi që kryeministri Rama kreu në Shkodër, pronari i njërës prej fasonerive u shpreh se është gati që të marrë edhe punonjës nga Bangladeshi me pagë 40 mijë lekë të reja.

Pas kësaj Lulzim Basha nisi ta përdorë si argument se Rama po sjell punonjës nga Bangladeshi dhe po lë pa punë ose po largon rininë shqiptare.

Shqipëria nuk e ka luksin që të tallet me një temë të tillë, duke qenë se është një vend që ka prodhuar emigracion masiv kudo në botë e veçanërisht në vendet fqinjë, Itali e Greqi. Aq më tepër Lulzim Basha, si një ish-emigrant në Holandë.

Jetojmë në një botë të hapur ku çdokush lëviz atje ku e gjen veten më mirë e më rehat. Dhe, këtu nuk ka të bëjë fare çështja e varfërisë, sepse edhe në vende të varfra apo në zhvillim e sipër, gjen individë që janë larguar nga vende të pasura.

Vetë Shqipëria është një shembull i tillë ku gjen qindra lloj kombësish ku përfshihen edhe shtetas nga vende të G7, që kanë ndërtuar jetën këtu si rezidentë të përhershëm ose jo, ama e kanë blerë një pronë të patundshme, e kanë ngritur një biznes, kanë krijuar familje ose punojnë diku.

Kur një biznesmen ngre një bujtinë në një zonë të thellë malore, ai nuk mund të presë për patriotizëm derisa t’i mbushet mendja një të riu shqiptar të shkojë të punojë tek biznesi i tij. Ai ka nevojë për fuqi punëtorë të gatshme e të kualifikuar për t’u shërbyer turistëve dhe për këtë do pranojë çdo lloj kombësie, sepse klienti kërkon shërbimin cilësor e jo prejardhjen e atij që i shërben.

Një pyetje retorike që del vetiu është: Po Shtetet e Bashkuara, përse zhvillojnë çdo vit Lotarinë Amerikane duke bërë shtetas amerikanë lloj- lloj kombësish e racash?! Po Gjermania, që është lokomotiva e ekonomisë Evropiane, përse hapi dyert përpara pak vitesh për afro 1 milionë punonjës nga vende të ndryshme?! A nuk kishte ajo mjaftueshëm punonjës gjermanë për ta përballuar kërkesën e tregut për fuqi punëtore?!

Po Greqia, përse në kohë pandemie ku kishte mbyllur çdo lloj lëvizje u detyrua që të tolerojë hyrjen e punonjësve sezonalë shqiptarë që shkuan të punojnë në zonat bujqësore kufitare me Shqipërinë?!

Ka punë që i bëjnë vendasit, ka edhe punë që ata i refuzojnë. Ashtu sikurse po tregu vendas ka mungesë për profesionistë të fushave të caktuara.

Janë një sërë rrethanash objektive ato që i detyrojnë sipërmarrësit për të marrë fuqi punëtore kudo në botë, mjafton që ajo të jetë e aftë dhe e përkushtuar në kryerjen e detyrave.

Përse Lulzim Bashës nuk i bën përshtypje që ndër vite në Shqipëri nuk ka mbetur afrikan pa ardhur për të punuar si futbollist apo në sporte të tjera? Cili është ndryshimi midis një futbollisti nigerian që luan sot me Laçin dhe një banakieri nga Bangladeshi a nga kudo qoftë, që di të krijojë përzierje të shkëlqyera pijesh freskuese apo alkoolike në një bujtinë në Alpet shqiptare apo hotel në bregdet?!

Kur tri dekada më parë shqiptarët emigruan në perëndim, u pamë me po atë sy që Lulzim Basha i sheh sot punonjësit nga Bangladeshi. Shtetet janë të ndryshme, ama bota është një. Dhe në këtë botë ka vend për të gjithë, mjafton ta duash punën dhe të dish ta bësh mirë atë. Pastaj, a është punonjës shqiptar apo nga Bangladeshi, kjo pak rëndësi ka. Siç nuk pati për qeveritë e atyre vendeve ku emigruan shqiptarët.

TemA

Next Post
PD-ja dhe flluska e plasur e Ndragheta-s

Sondazhet: PD stopon rritjen, PS e qetë drejt fitores

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

“Mesnata sjell rrebeshe shiu në vend”, zbuloni zonat që do të preken

September 24, 2026
Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

September 24, 2026
Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

September 24, 2026
Presidenti sirian thumbon Trumpin: Pse nuk ia jepni New Yerseyn izraelitëve?

Presidenti sirian thumbon Trumpin: Pse nuk ia jepni New Yerseyn izraelitëve?

September 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 24, 2026
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

September 24, 2026
CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

September 24, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Nuk u mbijetoi plagëve nga goditja me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

September 24, 2026
Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com