• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Banesat sociale / Skema e re nis nga muaji tetor

by A R
23/08/2016 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bonuset e strehimit dhe aplikimet për kredi, nga muaji tetor do të ndryshojnë, teksa dokumenti i Ministrisë së Zhvillimit Urban do të kalojë për herë të fundit  në duart e grupeve të interesit para se të shkojë për miratim në parlament.

Ky projektligj, i cili referon shtimin e numrit të familjeve dhe individëve të pastrehë që do të ndihmohen nga shteti, e që do t’i rendisë përfituesit sipas një sistemi pikësh, tashmë është plotësuar edhe me dokumentacionin e aplikimit.

Hartuesit e projektit thonë se ligji favorizon të gjitha shtresat, si dhe u jep mundësi bashkive të operojnë në kushtet aktuale përmes dyfishimit të programeve të strehimit.

Gjithashtu, ligji do t’u japë mundësi subjekteve private të hyjnë në marrëdhënie me bashkinë, për të dhënë me qira banesat e tyre. Po ashtu, ato marrin të drejtën e krijimit të fondeve sociale, rikonstruksionit të objekteve të dala jashtë funksionit të tyre fillestar dhe kthimin në fond banesash si dhe sigurimit të një strehimi të përshtatshëm për komunitetet në nevojë.

Sa i përket progameve të përfitmit, me sistemin e ri të subvencionimit të banesave, mundësia për t’u strehuar do të përfshijnë 5 lloje programesh, nga të cilët bëhet e ditur se familjet nuk mund të përfitojnë më shumë se një të tillë.

Në 5 llojet e programeve që rendit projektligji në nenin 9 të tij, bëhet fjalë për  programin e banesave sociale me qira, për  programin për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese ose të përmirësimit të kushteve, deri në një ndërtim të ri, për  programin e banesave me kosto të ulët, për  programin për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi, për  programin për krijimin e strehave të përkohshme dhe programin për ndërtimin e banesave të specializuara.

Lidhur me kategoritë, sipas projektligjit, do të përfitojnë strehim individët mbi moshën 18-­vjeçare dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile, të cilët në momentin e aplikimit plotësojnë kushtet e përcaktuara. Bëhet fjalë për ato familje, të cilat nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, ose banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi. Ndërkohë që përgjedhja do të behët sipas një sistemi pikëzimi, sipas kushteve të mësipërme, bazuar edhe në numrin e anëtarëve të familjes e të ardhurave që marrin. /atsh/r.a

Next Post
Veliaj: Kopshti 31 me ambiente të posaçme për fëmijët me aftësi të veçanta

Veliaj: Kopshti 31 me ambiente të posaçme për fëmijët me aftësi të veçanta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In