• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banesa sociale për gratë e dhunuara, propozimi i sociologut

by A R
04/09/2017 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e gjyqtares Hafizi nga ish bashkëshorti i saj ka tronditur shoqërinë shqiptare duke e kthyer vëmendjen tek familja, sidomos tek ato familje ku dhuna mbretëron.

Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në studion e Report TV  shprehet se mendimet maskiliste në Shqipëri janë thelluar duke sugjeruar edhe një lloj strategjie, banesa sociale për të gjitha gratë e dhunuara.

  “Vitet e fundit në  mbrojte të grave janë bërë disa ndryshime, janë miratuar disa ligje janë ndërtuar struktura për rehabilitimin e  viktimave të dhunë. Janë lëshuar udhra mbrojtje. Ligjet janë por zbatimi  nuk është i plotë ku gruaja edhe pse me urdhër mbrojtje jeton me dhunuesin. Duhet me3dnuar një tjetër strategji, psh banesat sociale e mbrojnë gruan. Dhunuesi nuk duhet të jetë afër të dhunuarës”, shprehet Tushi.

  Sociologu shton se  shoqëria shqiptare vijon të jetë maskiliste, ku burri është ai që dominon në familje duke e lënë gruan një si një qenie inferiore. Ai bën thirrje që gratë të ndërgjegjësohet dhe të jenë ato që të denoncojnë dhunën.

  “ Sa herë ndodh dhuna në familje ne e lidhm me shtetin me policinë por dhuna në familje është bërë në një institucion që është jeta private, janë gratë ato të cilat duhet ta denoncojnë dhunën. Shoqëria shqiptare është maskiliste  gruaja është konsideruar qenie e dorës së dytë, qenie riprodhuese. Por mashkulli ka qënë dhe synon të jetë dominant. Ai që cakton se çfarë i ndalohet apo jo duke cenuar personalitetin e saj. Një psikik e tillë është thelluar edhe më shumë në shoqërinë shqiptare” shton sociologu.

  Si mund të parandalohet? Socilogu në fund të fjalës së tij thotë se është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim mes drejtësisë shoqërisë civile.Ai kërkon që investimi të bëhet në familje.

  “Të gjithë shoqëria drejtësia duhet të veprojnë të bashkuar.  Në kaq ditë ne jemi sensibilizuar por më pas harrojmë dhe kjo formë me pjesë nuk na lejon që të jemi të përhershëm. Koha kërkon që nuk duhet të harrojmë .Dhuna është në familje dhe duhet të shohim problemin në familje, familja vijon të jetë maskiliste. Edhe fëmijët janë viktima të dhunës. Mendoj që investimi duhet bërë në familje. Shtëpia është shndërruar në një spital psikiatrik. Shkolla duhet të luajë një rol të rëndësishëm. Pasi burrat e dhunshëm dalin nga familja dhe shkolla. Edhe shoqëria civile duhet të luajë një rol të rëndësishëm. Ka edhe faktorë të tjerë si mediat apo institucionet fetare që duhet të ndihmojnë në humanizimin e shpitit të dhunuesit. Shoqëria jonë nuk duhet të pranohet të jetë një spital psikiatrik” tha Tushi.

  Sipas tij panorama më shqetësuese është në zonat rurale pasi gruaj është më e shtypur. Por edhe në qytet dhuna është transformuar, pasi elita përdor dhunën verbale dhe presionin.

“Statistikat në zonat rurale janë më të zbehta. Gratë në zonat urbane e kanë të lehtë të denoncojnë, por në zonat rurale për shumë arsye gruaja nuk  ka një kurojë të tillë dhe dhunën e pranon. Rrathët e dhunës në Shqipëri janë në formë ciklike. Jo se gratë në qytet dhunohen më pak. Është shtuar dhuna verbale, presioni që i përdor edhe elita, dhuna është rafinuar” thotë Tushi.

 Por cilat janë pasojat e dhunës në familje. Sociologu shprehet se janë fëmijët viktimat direkt të dhunës të cilët nesër do të jenë njerëz me probleme.

 “Fryma konformiste, pranimi në heshtje i dhunës është një nga mangësitë e shoqërisë sonë. Efektet e dhunës mbi gratë e fëmijët janë degraduese, jo vetëm nga ana fizike por edhe nga ana e cilësisë së jetës. Imagjino të jetosh në një familje ku nuk je i lirë, nuk të ndihet fjala. Kjo sjell degradim të familjes. Fëmijët që janë nën presion e dhunës mësohen me gënjeshtra. Një familje e deformuar nga dhuna nesër edhe fëmijët e saj do të jenë të dështuar” përfundon sociologu./ReportTV/a.m.

 

Next Post
“T’u mor fryma, të sjell një pompë…” Batutat dhe debatet në Parlament që nuk u panë në TV

VIDEO gazmore/ Rama-Meta "bashkë" në parlament...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

March 11, 2026
“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

March 11, 2026
EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

March 11, 2026
PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In