Një banesë është përfshirë nga flakët në Elbasan por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori” në orët e mbrëmjes.
Zjarri është shkaktuar nga oxhaku I ndodhur në banesën private duke u përhapur me shpejtësi në çati.
Ndërhyrja e dy zjarrëfikëseve ka bërë të mundur parandalimin e shkrumbimit total të godinës edhe pse shtëpia tashmë është e pabanueshme dhe fmailja ka mbetur në qiell të hapur./a.m.