Gjykata Kushtetuese kaloi në seancë plenare çështjen ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit, Enekelda Kapedani.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se më herët Kapedanit iu ushtrua kontroll në banesë me urdhër të SPAK.
Kontrolli i Kapedanit u krye në 2024 në vazhdën e disa kontrolleve në banesat e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, emrat e të cilëve përmendeshin në Sky Ecc në dosjen e dy grupeve kriminale të Elbasanit. Gjatë asaj kohe SPAK kontrolloi edhe banesën e ish gjyqtares Pajtime Fetahu qe më pas përfundoi nën masë sigurie, ndërkohë qe u sekuestruan disa celularë që prej 2024 po eksportohen.
Sjellim ndër mend se Kapedani u bë e njohur për shkak të publikimit të videove të postuara në platformën TikTok.











