• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banderola raciste në stadium, reagon FSHF: E dënojmë me forcë!

by Java News
30/10/2018 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata Shqiptare ka dënuar me forcë banderolën raciste të shpalosur dje teksa po luhej sfida Partizani-Skënderbeu.

Përmes një reagimi zyrtar, organi më i lartë i Futbollit në Shqipëri ka deklaruar se këto raste nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar: “Federata Shqiptare e Futbollit shpreh shqetësimin e thellë dhe distancohet në mënyrë të prerë nga incidenti i djeshëm ndodhur gjatë ndeshjes Partizani – Skënderbeu, duke iu referuar qartazi parrullës së shpalosur në fillim të ndeshjes në seksionin e tifozerisë së Partizanit, parrullë dukshëm me sfond racist dhe me mesazhe të papranueshme për fushën e blertë dhe lojën e futbollit. Edhe pse u desh ndërhyrja e delegatit të ndeshjes për heqjen e atij çarçafi të errët, sërish qëllimi dhe akti mbetet shumë i dënueshëm.

Ajo parrullë që nuk ka asnjë të përbashkët me thelbin e futbollit për të bashkuar njerëzit në paqe e harmoni, nuk mund të jetë kurrësesi një element tifozerie e aq më pak të qëndrojë mbi flamurin tonë kombëtar. FSHF, duke dënuar me forcë gjuhën e përdorur dhe mëndjen e trazuar për t’a përzjerë futbollin me racizëm apo pseudo nacionalizëm, siguron opinionin publik dhe tifozët e vërtetë se stadiumet tona nuk do të shndërrohen asnjëherë në mediume konflikti dhe urrejtjeje por do të jenë në çdo rast e çast arenë ku mbizotëron fryma e solidaritetit, gjallërisë dhe dashurisë për futbollin. Ritheksojmë se distancohemi qartazi nga çdo provokim dhe shprehim bindjen se ky grupim i veçuar, çarçaf i shkurtër dhe i keq orientuar nuk do të arrijë të prishë imazhin e futbollit dhe tifozerisë së vërtetë.

Duke i nxjerrë kartonin e kuq këtij rasti të rrezikshëm për imazhin e futbollit, i sigurojmë të gjithë se do të merren të gjitha masat përkatëse që raste të tilla skenaresh dritëshkurtra jo vetëm të mos kalojnë pa u ndëshkuar por kurrësesi të mos përsëriten e të mos njollosin imazhin e lojës së futbollit. Duke theksuar se mbetet në përgjegjësinë e klubit parandalimi i këtyre incidenteve, në rastin aktual i klubit Partizani, bëjmë me dije se komisionet juridike pranë FSHF-së do të mblidhen në mënyrë urgjente dhe do të shqyrtojnë të gjithë incidentin për të vijuar me masat përkatëse.

ma.me

Next Post
OSHEE: Janë riparuar shumica e dëmeve në terren

Moti i keq, OSHEE vijon punën për riparimin e defektit në zonën Patos-Ballsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

March 10, 2026
Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

March 10, 2026
Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

March 10, 2026
INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In